Albania

Intervistë ekskluzive me Elina Dunin, këngëtare jazz-i dhe kompozitore. Koncertet e saja në Francë gjatë muajit tetor.

të premtën 15 tetor 2010 Nga en

Të këndosh jazz në gjuhën e Kadaresë apo të zhysësh muzikën shqiptare në tingujt suavë?

Elina Duni u largua nga Shqipëria në moshën 10-vjeçare dhe ka kryer pjesën më të madhe të edukimit të saj muzikor në Zvicër. Përveç kësaj ajo njeh mirë letërsinë dhe folklorin shqiptarë.

Cilësitë e saja, frut i zhvillimit personal i cili filloi që prej fëmijërisë, i kanë dhënë mundësinë të ndërthurë dijet e saja të të gjithë skutave të xhazit vokal me dashurinë e saj për të komunikuar me traditat muzikore të mëmëdheut Shqipëri… Për kënaqësinë më të madhe të publikut !

Të këndosh jazz në gjuhën e Kadaresë apo të zhysësh muzikën shqiptare në tingujt suavë?

Elina Duni u largua nga Shqipëria në moshën 10-vjeçare dhe ka kryer pjesën më të madhe të edukimit të saj muzikor në Zvicër. Përveç kësaj ajo njeh mirë letërsinë dhe folklorin shqiptarë.

Cilësitë e saja, frut i zhvillimit personal i cili filloi që prej fëmijërisë, i kanë dhënë mundësinë të ndërthurë dijet e saja të të gjithë skutave të xhazit vokal me dashurinë e saj për të komunikuar me traditat muzikore të mëmëdheut Shqipëri… Për kënaqësinë më të madhe të publikut !

KONCERTET E ARDHSHME : Më 16 Tetor në Théâtre du Vésinet (në pjesë të parë në koncertin e Manu Katché), më 21 Tetor në Tourquoing Jazz Festival, në teatrin Raymond Devos të bashkisë së Tourquoing dhe më 25 Tetor në orën 20h30 në teatrin Traversière - 15, rue Traversière - në Paris (lagja 12-të).

INTERVISTA

Shoqata « Albania » pati mundësinë të takonte Elina Dunin me rastin e Sallonit të librit ballkanik që u organizua më 3 e 4 qershor të këtij viti në Paris. Artistja e re e simpatike iu përgjigj pyetjeve tona gjithë kënaqësi.

Albania : Cili është edukimi juaj artistiko-muzikor?

Elina DUNI : Ndërkohë që bëja hapat e mi të parë në skenë në moshën 5-vjeçare si këngëtare, fillova të studioja paralelisht violinën. Ndërsa në moshën 12-vjeçare fillova mësimet për piano klasike në Konservatorin e Muzikës në Gjenevë. Më vonë kalova maturën për muzikë dhe gjuhë moderne në Gjenevë e në vijim studiova në Shkollën e Lartë të Arteve në Bernë në degën Jazz për këngë, kompozim dhe pedagogji.

Albania : Me çfarë donit të merreshit pas mbarimit të studimeve ?

Elina DUNI : Jam me shumë fat pasi puna që bëj është ajo me të cilën doja të merresha pas mbarimit të studimeve të mija : të bëja turne me grupin tim nëpër Europë dhe të thelloja dijet e mia muzikore.

Albania : Por përse dhe si iu drejtuat xhazit ?

Elina DUNI : Muzika xhaz ishte një zgjedhje mëse evidente. E zbulova në moshën 18-vjeçare falë albumit të Miles Davis : Kind of Blue. Qe një zbulim ï madh për mua : atmosfera, tingulli dhe liria e kësaj muzike. Në vijim kam dëgjuar këngëtaret më të shquara si Ella Fitzgerald dhe Billie Holiday, e më vonë fillova të këndoja repertorin më të njohur të xhazit.

Albania : Nga buron frymëzimi juaj? Cfarë vendi zë në shprehjen tuaj artistike origjina juaj shqiptare ?

Elina DUNI : Për muzikën që ne luajmë si kuartet frymëzohem shumë nga muzika popullore e Ballkanit por gjithashtu edhe prej xhazit modal, free e atij të disa artistëve skandinavë. Zbulova muzikën popullore shqiptare në Zvicër dhe dashuria ime për këtë të fundit më dha dëshirën të zbuloj muzikën e vendeve të tjera të Ballkanit. Në vijim pianisti Colin Vallon pati idenë të ripërpunonte disa këngë të njohura të xhazit dhe në këtë mënyrë u krijua projekti i kuartetit. Kjo muzikë më dha mundësinë të ruaj njëfarë integriteti pasi gjeta një mënyrë për të ndërthurur dy botët e mija : Zvicrën dhe Shqipërinë.

Intervista u hartua nga Evelyne Noygues©2010 - Përkthimi nga Kleida Xhelili.

KONCERTET E ARDHSHME

Më 16 Tetor në Théâtre du Vésinet (në pjesë të parë në koncertin e Manu Katché), më 21 Tetor në Tourquoing Jazz Festival, në teatrin Raymond Devos të bashkisë së Tourquoing dhe më 25 Tetor në orën 20h30 në teatrin Traversière - 15, rue Traversière - në Paris (lagja 12-të).

Pas publikimit të albumit të parë « Baresha » (2008, Meta Records), Elina Duni nxjerr një album të ri « Lume, Lume » me të cilin dëshmon pjekuri, por edhe emocion.

Albumi « Lume, Lume » fillon me një version a capella të « Këngës së Qamiles », këngë dashurie në një gjuhë të pastër. Por edhe njëmbëdhjetë titujt e tjerë të albumit janë po aq autentikë e të denjë bastit pothuajse anakronik.

Ajo shoqërohet nga një trio krijuese e përbërë prej Colin Vallon në piano, Bänz Oester në kontrabas dhe Norbert Pfammatter në bateri; me prejardhje nga skena e shumëpërfolur zvicerane.

Lexoni gjithashtu : « Lume, Lume » , albumi i ri nga ELINA DUNI QUARTET dhe Elina Duni Quartet : koncert në Paris


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 996487

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce