Albania

Intervistë ekskluzive me piktorin Artan SHABANI

të premtën 19 nëntor 2010 Nga E. Noygues

Në kuadrin e ekspozitës personale “Talking About” prezentuar në "La Générale en Manufacture" në Sèvres, afër Parisit, nga data 27 nëntor deri me 31 dhjetor, Artan Shabani i ka përgjigjur disa pyetje mbi veprën dhe rrugën artistike e tij.

Në “Talking About”, Artan Shabani prezantohet me një cikël kolazhesh në të cilat trajton histori nga memoria kolektive dhe ajo personale duke u përpjekur të përkthejë kuptimin e pyetjeve, që lindin sipas eksperincës.

Kurse Eltjon Valle prezantohet me një seri punësh të cilat vijojnë si argumenti i kërkimit rreth The Marinz Project.

 

Shoqata "Albania" : Si artiste dhe piktor ku keni marre kualifikimin ? Cila dege (cilat degat) keni ndjekur ? Ne Shqiperi dhe/apo jashte vendit ?

Artan Shabani : Në rastin specifik kam studjuar pikturën e kavaletit dhe tekstilin, ne shkollë tematikat ishin te stilit akademik dhe te formimit si piktor ne teknike figurative, kjo ka qenë në të gjithë shkollën shqiptare, nga liceu deri ne akademi te arteve. jashte vendit shkolla me e mire sigurishte eshte eksperienca e cila akumulohet nepermejt ekspozitave, bienaleve, muzeumeve dhe rezidencave artistike.

 

Albania : C’fare lloj profesion deshironit te ndjekni para/mbas studimeve ?

Artan Shabani : Profesioni do te jete Arti ne dimensionin e tij te plote, pra jo vetem nje medium por ne stile dhe gjuhe te larmishme, sot Arti eshte komunikim nepermjet shume formave dhe disiplinave te ndryshme, sigurishte qe artisti ka nje mendim dhe unitet ne punen krijuese. po te isha ende student do projektoja deshira nga me te larmishme por kam shume kohe qe punoj ne kete profesion dhe deri tani jane rreth 170 ekspozita te rrealizuar, pra mund te them modestishte qe nje deshire te cilen kam pasur ishte pikerishte prezenca ne vende te ndryshme dhe ekspozimi i puneve ne publik te gjere.

 

 

Albania : Kur dhe si keni hyre ne profesion si piktor ? A eshte nga pikmaje juaj nje "profesion" ?

Artan Shabani : Profesion mund te konsiderohet kur eshte pune e cila te lejon qe te jetosh dhe cdo profesion kerkon investim kultural, intelektual etj, por mbi te gjitha kompeticion dhe ballafaqim ne sistem te artit bashkohore, nga pikpamja ime eshte padyshim profesion.

 

 

Albania : Ku merrni frymezimin per aktivitetin artistike ?

Artan Shabani : Frymezimi eshte tek energjia qe dedikohet per te konkretizuar nje projekt, sigurishte qe sipas temes se projektit mbeshtetet edhe puna artistike. frymezimi merret ne jeten e perditeshme, ne raportet sociale kulturale, ne memorie e cila perpunohet duke filtruar etyde nga e kaluara etj. frymezimi eshte ne cdo detaj te natyres njerezore dhe prej saj mund te nxjerrim nje pafundesi imazhesh, mendimesh, dhe pershtypje, pra e gjithe natyra humane frymezohet perdite nga nje ose pafundesi senjalesh.

Albania : S’jeni jo vetem piktor por edhe ideatori dhe kuratori i The Promenade Gallery në Vlorë ? Pse keni krijuar kete ambient ?

Artan Shabani : Ne sistemi e Artit eshte e domosdoshme qe artisti duhet te mbuloje pjeserishte edhe nje pjese te roleve qe konsiderohen te pandare me konceptin e projektit, ende nuk eshte krijuar nje klase kuratoresh, kritikesh, dhe koleksionistesh te cilet bejne ne menyre profesionale rolin e tyre ne sistem, ketu perjashtojme raste singolare si kurator shqiptar teper te njohur dhe serioze si Edi Muka i cili kuron bienalen e Tiranes ne menyre serioze dhe profesional, por eshte nje, mund te jene edhe pak te tjere. ambienti i galerise eshte nje pike referimi per kuratoret, koleksionistet, artistet dhe editoret e Artit, shpesh me ndodh te promovoje evente ne Vlore si psh; muret mbas Berlinit me 89 artiste, apo edhe evente te ndryshem ne galeri. roli im kryesishte eshte ai i artistit dhe shpesh me jep kenaqesi te kuroje evente dhe te krijoje gjalleri nepermjet gjuhes se Artit dhe vetem duke investuar ne kulture mund te krijojme koshenca sociale, pa kulture dhe Art do ishte teper e trishte.

 

 

Albania : Qe kurre dhe pse ndaheni midis Shqiperi dhe Itali ? Midis Vlores dhe ? ne Itali ? Sjell ose ne kundrazi ju pengon per diçka ne jeten artistike dhe profesionale ?

Artan Shabani : Artisti jeton ne levizje dhe Arti eshte ne metaforze mbasi edhe shoqeria me vlarat qe mbart eshte ne metamorfoze. levizja ose nomadizmi pasuron artistin dhe sigurishte qe kjo konsiderohet nje lloj lluksi per cdo artist.

 

Albania : C’fare lloj punash do te sillni ne Paris ? Cili cikle jeni duke punuar tani per tani ?

Artan Shabani : Ne Paris jane ekspozuar pune ne fotografi dhe kolazhe, ne hapsiren e ekspozites konsistojnë mediume të ndryshme personalisht prezantohem me një cikël kolazhesh në të cilat trajtoj histori nga memoria kolektive dhe ajo personale duke u përpjekur të përkthejë kuptimin e pyetjeve, që lindin sipas eksperincës. ndersa artsisti Eltjon Valle prezantohet me një seri punësh të cilat vijojnë si argumenti i kërkimit rreth The Marinz Project, projekt ky që artisti e çon përpara prej kohësh.

Intervistoi ©Evelyne Noygues, 2010.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 31 dhjetor në La Gènèrale en Manufacture në Sèvres Paris.

Lexoni edhe Artan SHABANI dhe Eltjon VALLE ekspozuan në Paris, nga dt 29 nëntor deri me 31 dhjetor


Forum

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997985

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce