Albania

Intervistë me Jérome Carassou : « Në jug te lindjes » : Një vend i veçantë kushtuar Migjenit

të merkurën 23 shkurt 2011 Nga en

Drejtori i redaksisë së botimeve « pa vënd » Jérome Carosssou dha një intervistë per shoqatën Albania me rastin e daljes së numrit të shtatë të revistës « Në jug të lindjes », revistë e cila i kushtohet kulturave të ballkanit. Numri 6 dhe 7të i kësaj reviste i ka kushtuar një vend te veçantë Migjenit, shkrimtarit nga shkodra lindur me emrin Millosh Gjergj Nikolla (1911-1938).

Intervistë

Albania : A mund te na prezantoni me pak fjalë revistën : sa kohë ka që publikohet, nga kush u krijua dhe çfarë strukture ka ?

J. Carassou : Revista « Në jug të lindjes » ekziston që prej 4 vjetesh dhe sot kemi arritur deri tek numri i shtatë. Revista u krijua nga: Jelena Aparac, Dragica Mugoca, Anne Madelain dhe unë gjithashtu. Më vonë u bashkuan me ne Alexandre Tchernookov, Nicolas Trifon, Bernard Lory, Cristina Passima, Alexandre Asanovic, Nina Zivencevic dhe së fundmi Stavroula Bellos, Mickaël Wilmart dhe Renaud Dorlhiac.

« Ne jug te lindjes » është një reviste eklektike e cila trajton me kendveshtrime te ndryshme qe pershkojne disa aspekte te kultures ne Ballkan.

Në këtë revistë nuk flitet për një vend në veçanti por flitet për menyren sesi trajtohet një problem/ problematike në një nga vendet e ballkanit ose trajtohet nje aspekt kulturor ne pergjithesi.

Revista përmban shtatë rubrika :
- Kontekst : kjo rubrikë trajton tema politike, ideologjike, aktualitete etj
- "Transversale" : në këtë rubrikë trajtohen probleme të ekonomisë kulturore, subjekte te ndryshme por gjithmonë të analizuara me një këndvështrim kulturor.
- Dosjet e ndryshme që prezantohen për çdo numër trajtojnë tema nga fushat artistike siç janë kinemaje ; muzika ; gjuhët… psh ne numrin e fundit folëm për kërcimin kontemporan/bashkohorë në Ballkan. Letërsia është një nga temat që e gjejmë ne disa rubrika, shpesh flitet per prozë, poezi dhe texte të pabotuara më parë.
- Toka në pasqyrê : është nje nga rubrikat që flet për një krahinë të ndarë midis shumë vendeve. Në çdo numër i jepet fjala një udhëtari (shpesh francez) ka shëtitur vendet e Ballkanit gjatê shekullit të XIX.
- Shikimi: Në këtë rubrikë pasqyrohen fotot nga një fotograf ballkanas.
- Kronikë: Rubrika e fundit përmbledh texte të botuara ne Ballkan ose që flasin mbi këtë krahinë.

Albania: A mund të na thoni pak më me detaje, çfarë temash u trajtuan në numrin shtatë të revistes që u botua në dhjetor 2010.

J. Carassou : Në rubrikën kontekst u trajtua “e kaluara” që nuk harrohet/që nuk kalon në lindje. Mungesa e studimeve historike dhe shkencore të mirëfillta mbi shekullin e kaluar bën që ideologjitë keqdashëse të shikohen/të trajtohen pothuajse si mite. Historia e diktaturave para epokës komuniste është e copëtuar dhe shpesh shikohet me nostalgji. Ndërsa per sistemin komunist diktatorial, mund të them që njerzit po fillojne të kuptojne pak nga pak (me vështiresi) faktin që keto sisteme gëzonin vetëm emertimin komunizëm e jo gjë tjetër.

Ne numrin 7 të revistes u prezantuan portrete të artistëve siç janë : portretet e femrave piktore me origjinë « jugosllave », poeti shqiptar Migjeni dhe më së fundmi prezantimi i shkrimtarit serb Vladan Desnica. As Migjeni as Deshnica nuk janë autore bashkohor por janë autorë klasik shumë të njohur në vendet perkatëse, të dy këta autorë janë tërësisht të panjohur nga publiku francez. Një nga qëllimet kryesore të revistës është pikërisht të bëjë të njohur perzonazhe/emra të rëndësishëm të Ballkanit.

Kështu, në këtë numër u publikuan për të herë të parë dhjetë poema të Migjenit (përkthyer nga R. Dorlhiac) dhe dy novela nga Desnica (përkthyer nga O. Lannuzel).

Së fundmi, "Doubroudja" i behet e njohur lexuesit përmes literaturës, historisë, gjeografisë dhe fotove te G. Robert të prezantuara në « Kryqezim te Europës », midis Moldavisë, Ukrainës, dhe Rumanisë.

Albania : Kjo është hera e dytë qe flisni për shkrimtarin Migjeni ne faqen e literaturës. Pas një prezantimi të prozës së Migjenit pak e njohur dhe nga vete shqiptaret ne numrin 6 të revistës , i kushtoni në këtë numër një vend të rëndësishëm vepres poetike shumë të njohur dhe të vleresuar nga shqiptarët. Cfare ju shtyu të interesoheshit për një autor që është fare i panjohur nga lexuesi frankofon por dhe nga një pjesë e mirë e amatorëve të poezise në botë ?

J. Carassou : Fakti që është i panjohur nga publiku frëngjisht folës është një arsye e shkelqyer për ta publikuar !

Në këtë numër publikuam përkthime të reja të disa poezive të Migjenit ndêrkohe që prozën e kishim prezantuar tek numri i mëparshem. Do kishte qënë një prezantim i copëtuar i Migjenit po të mos publikonim poezitë e tij. Gjithsesi interesi i prezantimit të prozës është pikesepari politik. Perveç talentit te padiskutueshem, Migjeni i drejtohet lexuesit me nje shkrim “te angazhuar” sigurisht angazhim që i perket epokës së tij, dhe për këtë arsye ai duket të jetë pak i harruar nga vete shqiptarët sot.

Me publikimin e prozës së Migjenit ne deshëm te plotesonim dhe pasuronim tabllonë letrare të Shqiperise për të cilën kemi folur disa herë në numra të ndryshëm të revistës. Pas lyrizmit romatik të L. Pogradec (numri 2) dhe klasiçizmit te Z. Plumi (numri 4), menduam që është domosdoshme të benim të njohur dhe modernitetin e Migjenit. Për të vazhduar pasqyrimin githesesi të shkurter të letërsisë shqiptare ne mendojme të publikojme dhe të nderojmë në një nga numrat e ardhshëm autorin bashkohorë dhe perkthyesin e jashtzakonshëm : Jusuf Vrioni.

Në bashkepunim me revistën « ne Jug te lindjes », shoqata Albania organizoi një mbrëmje kushtuar Migjenit. Ky takim organizohet ne kuadrin e aktiviteteve që bën rregullisht kjo shoqatë.

Intervista u realizua nga ©Evelyne Noygues, 2011 - Përkthyer nga Odeta Hoxha


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997985

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce