Albania

Korsika : Grupi polifonik i Bregut te Himares, hap edicionin e 7-te te Festivalit Takimet e Coralisules

të premtën 3 qershor 2011 Nga wbr

Takimet muzikore te Coralisules u hapen diten e premte me dt 2 qershor ne Ille Rousse ne Korsike me grupin polifonik te Bregut te Himares. Zerat e ardhur nga Himara magjepsen publikun korsikan. NJe sukses i jashtezakonshem u shpreh Presidenti i Takimeve te Coralisules, Z. Alexis Giuli. Artistet shqiptare do te performojne gjate tre diteve te festivalit.

Ky turne I grupit polifonik te Bregut te Himares, eshte nje fryt i bashkepunimit te shoqates franko-shqiptare Argjiro me Takimet e Coralisules ne Korsike.

Grupi I Bregut te Himares eshte nje grup polifonik I cili pason traditen e grupeve te tjera me te vjeter te Himares, Pilurit, Dhermiut te bregdetit shqiptar. Ky grup ka debutuar per here te pare ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres ne vitin 2004. Nen drejtimin e Kristo Cipes, grupi i Bregut te Himares ka fituar cmime ne Festivale te ndryshme si: Bylis polifoni 2008, ISO POLIFONI Vlore 2008, Berat 2008, Rapshte 2009.

Grupi eshte nderuar gjithashtu me titullin e Mirenjohjes se Laberise. Vitin e kaluar Grupi i Bregut te Himares mori pjese ne edicionin e 4 te Takimeve Muzikore te Dy Boteve ne Kalane e Gjiroakstres, te organizuara nga shoqata Argjiro. Grupi i Bregut te Himares perbehet nga Kristo Cipa, Eleni Joshi, Eleni Merkuri, Dhimitraq Bala, Harilla Dhimo, Jani,Qendro Zeneli, Foto Leka, Janaq Tata.

Takimet e Coralisules te korales korsikane Cantemu Inseme, nen drejtimin e Alexis Giuli. Prej shtate vjetesj koralja Cantemu Inseme kontribuon per te krijuar ura lidhjeje kulture ne hapesiren mesdhetare. Qellimi i organizimit te ketyre takimeve muzikore ehste pikesipari per te vendosur nje lidhje shoqerore me traditen qe eshte keputur prej kohesh si ne Korsike po dhe ne vende te tjera.

Repertori i zgjedhur i Takimeve Muzikore te Cantemu Insieme korrespondon me faktin per ti bere jehone muzikes korsikane ne te gjitha dimensionet : asaj tradicionale, folklorike dhe moderne. Gjithsej 100 koncerte jane organizuar ne Korsike qe prej vitit 2002.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1081481

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce