Albania

Krijimi i agjencisë "Rezart Jasa Events" - Paris

KOMUNIKE

të enjtën 13 janar 2011

« REZART JASA EVENTS » eshte nje kompani qe ka per qellim te krijoje dhe te zhvilloje marredheniet ndermjet Frances dhe Shqiperise. Ta beje sa me te njohur kulturen shqiptare ne France dhe kulturen franceze ne Shqiperi duke zhvilluar aktivitete kulturore dhe artistike.

Nje nder objektivat e kesaj kompanie eshte nxitja dhe perkrahja e artit dhe kultures, gje te cilen ajo e realizon nepermjet organizimit te aktiviteteve artistike, kulturore si dhe promuovimit te artisteve , artit dhe kultures ne pergjithesi /
- Ajo gjithashtu merr persiper presantimin dhe njohjen e literatures shqiptare ne France, organizimin e takimeve, shkembimin e autografeve dhe leximin e pjeseve te veprave te ndryshme te artit.
- Kompania mundeson marrjen pjese te shkrimetareve ne panairet e librit e France duke u siguruar njohje ne median e shkruar dhe vizive,
- « REZART JASA EVENTS » organizon ekspozita te ndryshme artistike ne pikture apo fotografi ne France dhe Shqiperi nga artiste piktore, skulptore dhe fotografe.
- Oragnizon koncerte me artiste te muzikes klasike, instrumentale dhe lirike, te muzikes se lehte dhe varietese si dhe aktivitetin muzikor ne te gjitha format e tij.
- Organizimin dhe komercializimin e turneve dhe spetaleve te ndryshme.
- Kjo kompani organizon shperndarjen dhe eksportimin e filmave kinematografike me metrazh te shkurter , te gjate dhe ne pergjithesi te prodhimeve multimedia.
- Kompania « REZART JASA EVENTS » realizon, boton, prodhon, shperndan dhe nxjerr fitimin ne vlere te veprave artistike, muzikale, letrare, dramatike, teatrale ne te gjitha format qe ato prezantohen.
- Kjo kompani gjithashtu merr persiper keshillimin ne krijimin dhe prodhimin kulturor te librave, gazetave, koncerteve, veprave figurative, te veprimtarise artistike dhe informacionit ne internet, si dhe dhenien, shpjegimin dhe keshillimin na aspektin juridik e financiar ne te gjitha nivelet.
- Kompania « REZART JASA EVENTS » ka te drejten e botimit.

Gjithashtu kjo kompani merr persiper te krijoje lidhjet ndermjet shqiptareve qe jetojne ne France, apo vende te tjera, duke u siguruar te gjitha informacionet e nevojshme per te ushturuar profesionin e artistit ne France si marrjen e licenses, te drejten e ushtrimit ta aktivitetit, te drejten e sigurimeve shoqerore.

Inaugurimi nga 18.30, me 10 shkurt te "NOI CAFFE", VESA CENTER, 5 Rruga Abdyl Frasheri, Tiranë.

Ndjekni edhe intervistën e Rezart Jasës në :
- ABC NEWS 09.02.2011 : http://www.youtube.com/watch?v=LkZg...
- KLAN TV 08.02.2011 : http://www.youtube.com/watch?v=RZao...

Lexoni intervistën e Rezartit te "Gazeta Shqip" :

http://www.gazeta-shqip.com/sociale...


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1081481

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce