Albania

« Lume, Lume » , albumi i ri nga ELINA DUNI QUARTET

të martën 5 tetor 2010 Nga en

Pas publikimit të CD-së së parë « Baresha », Elina Duni Quartet korri një sukses shumë të madh në Francë, Zvicër, Gjermani dhe Austri.

« Lume, Lume » është albumi i tij i dytë, më i frymëzuar e më i pjekur.

Dalja në treg e albumit në Francë bëhet të mërkurën 13 tetor 2010.

Elina Duni josh publikun me zërin e saj të mrekullueshëm dhe magjepsës. E shoqëruar prej një grupi të shkëlqyeshëm muzikantësh imagjinativë e të ndjeshëm, ajo i shpie në një univers muzikor të ri e të pavarur.

Me prejardhje shqiptare por e rritur në Zvicrën frëngjishtfolëse, ajo gjeti « formulën e saj magjike » në një mënyrë krejt të natyrshme pas një meditimi mbi burimet muzikore të origjinës së saj : trashëgimninë popullore të Europës Juglindore.

Elina Duni na hap një thesar të paparë, ku ajo përzjen dashurinë e saj për xhazin, dhe falë bashkëpunimit me xhazmenët plot përvojë dhe imagjinativë, ajo krijon një tingull të ri e të papritur.

"Lume, Lume"

Muzikantët:
- Elina Duni : këngëtare
- Colin Vallon : piano
- Bänz Oester : kontrabas
- Norbert Pfammatter : bateri

- 1. Kënga e Qamiles, (popullore shqiptare) 2:54
- 2. Ki zandana me kamerav, (popullore rome) 5:14
- 3. Lume, lume, (popullore rumune) 5:56
- 4. Do marr çiften, (popullore shqiptare) 5:38
- 5. Kur më del n’sokak, (popullore kosovare) 4:20
- 6. Ha bu ander sevdaluk, (Aytekin G. Atas) 4:48
- 7. Dhen mboro Manoula, (popullore greke) 5:26
- 8. Nënockë, (popullore shqiptare) 4:52
- 9. Hapi sytë e zes, (popullore shqiptare) 4:43
- 10. S’paske pas një pikë mëshire, (popullore shqiptare / I. Myzyri) 5:15
- 11. Kaval Sviri, (popullore bulgare) 6:58
- 12. Riverman, (Nick Drake) 7:53

Koncertet :
- 15. 09. 2010 Zürich, Jazzbaragge
- 17. 09. 2010 Arbon, Kultur Cinema
- 18. 09. 2010 Tavannes, Collectif Culturel LeRoyal
- 19. 09. 2010 Basel, Jazz by Off Beat
- Më 16 Tetor në Théâtre du Vésinet (në pjesë të parë në koncertin e Manu Katché)
- Më 21 Tetor në Tourquoing Jazz Festival, në teatrin Raymond Devos të bashkisë së Tourquoing, 59200 Tourcoing
- Më 25 octobre më 20h30 në teatrin Traversière, 15, rue Traversière, 75012 Paris

- 26. 10. 2010 Luzern, Kleintheater
- 27. 10. 2010 Rheinfelden, Hotel Schützen
- 30. 10. 2010 Herisau, Altes Zeughaus
- 19. 11. 2010 Freiburg (DE), Jazzfestival
- 01. 12. 2010 Erlangen (DE), E-Werk
- 07. 01. 2011 Singen (DE), GEMS
- 28. 01. 2011 München (DE), Unterfahrt
- 29. 01. 2011 Schwäbisch Hall (DE), Hospitalkirche

http://www.elinaduni.com/

LABEL : META RECORDS

DISTRIBUTION : CODAEX

Lexoni gjithashtu : Intervistë ekskluzive me Elina Dunin, këngëtare jazz-i dhe kompozitore. Koncertet e saja në Francë gjatë muajit tetor. dhe Elina Duni Quartet : koncert në Paris

Përkthimi nga Kleida Xhelili


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 996571

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce