Albania

Marsej : Konkursi i novelave 2013 “ANCRAGES"

të merkurën 8 janar 2014 Nga en

Forumi i Gruas së Mesdheut (F.G.M.) organizon çdo vit një konkurs të novelës . Në vitin 2013 , tema " Ancrage” ishte në fokusin e këtij konkursi .Një symbol i tërë ... në momentin që Kryeqyteti Europian i Kulturës në vitin 2013 shkëlqente në Marsej, qytet i pasur me 26 shekuj histori të ndërthurur me të gjitha ngjyrat e Mesdheut.

Në krye të fituesve të kategorisë Frankofone , dy fituese : Violeta Kraja , mësuese e gjuhës frënge në Tiranë për novelën " Edeni i dashurisë " ( Cmimi 6te ) dhe Evelyne VERLAQUE korrespondente e PACA “Albania” për novelën “Le të shëtitim”( vendi i 2të )

Forumi i Gruas së Mesdheut F.G.M. ka për qëllim të edukojë gratë për të drejtat e tyre , të zhvillojë potencialin e tyre krijues , për të bërë të njohur rolin që ato luajnë në shoqëri.

Shoqata ndjek projekte të bashkëpunimit në mes të dy brigjeve të Mesdheut . Për këtë qëllim , çdo vit , zhvillohet një konkurs i novelës mbi një temë të caktuar me qëllim që të sigurojë ( ose tu japë ) grave një rol në kulturën dhe jetën e qytetit .

Shoqata Albania ndjehet e lumturuar nga vlerësimet e Jurisë, këtë vit janë dy mike që kanë fituar ҫmim inkurajues në kategorinë frankofone. Urime edhe për Narimane Benmoussa ( Algjeri ) e cila fitoi Çmimin e Ekselencës në këtë kategori për tregimin " Ëhisky à la menthe ".

Evelyne Verlaque ka marrë pjesë me dëshirë në konkursin e novelës të F.G.M, për faktin se ky konkus ka si objektiv këmbimin e përvojave, aftësive, një memorie për gratë . Aktivistja e MRAP - Vitrolles ( Lëvizja kundër Racizmit dhe për Miqësinë mes Popujve ) si dhe aktivistja e shoqatës “Abania”në rajonin PACA , Evelyne VERLAQUE ka tërheq vëmëndjen e jurisë me novelën e saj për veprimtaritë e dy shoqatave të përkushtuara ndaj këmbimeve kulturore që i afrojnë .

Violeta Kraja mësuese e frëngjishtes në Shkollën e Gjuhëve të Huaja në Tiranë , prej shumë vitesh. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka ditur të kalojë në brezat e njëpasnjëshëm të nxënësve të saj një dashuri për gjuhën dhe kulturën frënge , duke nxitur veprimtarinë e tyre në letërsi, teatër dhe këngën franceze. Për të, pjesmarrja në konkursin e fundit të F.G.M ishte një sfidë e vërtetë dedikuar nxënësve e kolegëve të saj , bashkëshortit e dy djemve të tyre.

Takimi për ceremoninë e çmimeve me fituesit e ardhur nga të gjitha anët e Mesdheut do të organizohet në Marsejë në mars 2014 ( për të gjitha kategoritë ) !

Një ekstrakt nga " Eden i dashurisë ",novelë shkruar nga Violeta KRAJA

" Eden i dashurisë " ndjek mendimet e një vajze të vogël, dëshmitare e lindjes së motrës së saj, dhe disa vjet më vonë , vëllait të tyre të vogël . Ajo i shpreh gjyshes habinë që dy foshnja nuk u pritën njësoj me të njejtat shprehje e gjeste të lumturisë nga familja dhe nga fshati. Duke dëgjuar gjyshen e saj ti shpjegojë psetë e këtij dallimi, ajo u betua se do të shkojë në qytet, kur të rritet , për të ndjekur atje studimet ...

- Fragment –

Ajo nuk mund të harronte ...

Kur lindi Diellza e vogël, nëna , i fali asaj puthjen më të ëmbël në botë , duke i thënë se mbulesa e leshtë do të ishte e saja përgjithmonë , por për shkak se njerëzit e fshatit do të vinin për të parë motrën e saj , duhej që dhe ajo të kishte një të bukur ,një mbulesë shumë të bukur . Nëna nuk mund të bëjë një tjetër , ajo nuk kishte kohën e duhur, as leshin me ngjyra. Do të duhej që babai të zbriste në qytet.

Ajo priti me padurim deri sa dielli të ngrihej mbi mal, që dikush të vijë ta zgjojë për të shkuar në shkollë, që të mund të ndante misterin e saj me të. Në mëngjes kur dera u hap, ajo e pa gjyshen e saj të vijë për ta zgjuar, u hodh në krahët e saj dhe e ftoi t’i ulej pranë në krevat . Gjyshja që i njihte mirë zakonet e saj u çudit që ajo tashmë ishte zgjuar vetë . Ajo ishte ulur në cep të krevatit të saj, e kishte përkëdhelur dhe i kishte kënduar këngën më të bukur që kishte dëgjuar ndonjëherë, për të bukurën e pyllit. E më pas duke mos dashur të dëgjojë ajo e kishte pyetur :
- " Loke 1 Pse ne gëzohemi kështu për një djalë të vogël, për njëë foshjë të vogël ? Pse mua baba më tha se unë tashmë jam më e fortë , më e mbrojtur , Pse Loke , pse askush nuk ka qëlluar me pushkë kur lindi Diellza motra ime ? Pse ? Ajo ishte aq e bukur aq e ëmbël , Pse ? Më thuaj ! "

Një fragment nga "Le të shëtitim ! " novelë shkruar nga Evelyne VERLAQUE

" Le të shëtitim ! " sjell një diskutim imagjinar të dy marsejezeve. Tërhequr nga tema " Ancrage " temë e Konkursit të vitit 2013 iniciuar nga F.G.M. Ato nuk bien dakord mbi kuptimin që duhet ti japin intrigës së tyre që duhet jetë e fiksuar, por emancipuese. Ata zgjodhën më në fund Marsejën si personazh kryesor dhe propozojnë secila enigma si ftesa për të zbuluar qytetin e tyre të bukur me shumë fytyra.

- Fragment -

" Kalojmë në numrin 2, pak a shumë në të njëjtën ide të hapjes ndaj botës , në kohë dhe në hapësirë . Jam në një vend publik regjistruar në kujtesën publike. Jam prej balte dhe uji, shpërthyes dhe të qetë : burime, shatërvanë, basene a liqene, sipas mënyrës së vendeve që evokoj. Një tjetër e dhënë ? Unë po ju them : me gëzof, torturuese, bambu, lotus dhe zambakë të ujit , pa harruar trëndafilat dhe lule magnoliat.

- Unë përgjigjem: tur rreth botës.

- Në miniaturë, e bukur dhe relaksuese ... unë jam simbol, feste dhe rritjeje : 26 shekuj janë pjesë e emrit tim, një pemë shënon hyrjen time me gjethet e saj përkujtimore, në shumësin e të gjitha marsejezeve. Një hapësirë e dedikuar flet për tri kultura : gale, greke, romake. Kjo pasuri, ofruar të vegjëlve si dhe të rriturve, rrugëtim që këtu për gjetkë apo e kundërta, që me magjinë e kopshteve të mia: provansal oriental, afrikan, Japonez ... Kush jam unë ?
- Besoj se e di. Ti mund të shtosh një të dhënë: mund të gjesh atje rrënojat e një stacioni të vjetër të trenit. Udhëtimi në kuptimin e plotë, një simbol! Nisuni, asnjë justifikim, të gjithë mund të gjejnë diçka dhe të zënë të shëtitin.

Një tjetër vend tani, vend që i ndihmon fëmijët të rriten ... "

Një foto marrë nga hapësira Bargemon, në gusht 2013, nga Evelyne Verlaque. Citim i Albert Londres: " Fanar francez, që përfshin me dritën e tij pesë pjesët e Tokës. Ai quhet porti i Marsejës "


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 996487

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce