Albania

NE DHE LENINI nga Saimir KUMBARO : përshtypjet ndaj filmit

CINEMA ALBANAIS

të martën 30 qershor 2009 Nga wbr

Mbas shfaqjes se filmit, te henen 30 prill 2009, spektatoret japin mendimet e tyre

FILMI

NE DHE LENINI nga Saimir KUMBARO

Janë dy aspekte kryesore që e bëjnë këtë fim interesant: zhvendosja e konfliktit dhe banalitetet e përditëshmërisë.

Fokusimi i ngjarjeve të filmit në një shtëpi të të moshuarëve, me gjithë konfliktet e pranishme dhe të papajtueshme ideologjike, krijon një ambient familjar dhe të afërt në mes të figurave. E kaluara e personazheve thyhet dalngadalë derisa humb kuptimin. Në pah dalin vlerat e vërteta të jetës, të cilat, megjithse janë jashtëzakonisht të reduktuara dhe shpeshëherë banale, e përbëjnë esencën e saj.

Filmi është më shumë tragjik se sa komik. Sado qesharake dhe argëtuese të jenë disa skena, ato shprehin më fuqishëm tragjedine e thellë të së tashmës së figurave. E kalauara e bujshme e disa personazheve shëndrrohet në një karikaturë të dhimëshme. Edhe dashuria e dikurshme e parealizuar në mes të Zenelit dhe Bertit, edhe pse në fund duket se merr një mbrim pozitiv, shpreh më shumë tragjedinë e shkaktuar nga arroganca e një ideologjie të gabuar, se sa realizimin e saj.

Ky film atakon kotësin e ideve të "mëdha“ duke preferuar jetën e "vogël“ të përditshme qoftë ajo edhe banale në kuptimin e saj. Ky film tregon shumë për Shqipërinë e sotme, gjendjen e vështirë sociale të një shtrese shoqërore, sidomos të kategorisë së të moshuarëve, e cila është detyruar të brakiset nga idologjia, nga familia, duke mbetur në mëshirën e vetvetës.

Filmi është poashtu edhe një kritikë ndaj sistemit të ri politik, i cili del në shesh si mashtrues dhe egoist. Humori dhe ndodhitë e paprituar bëjnë që filmi të shikohet me kënaqësi.

Shabani


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1081581

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce