Albania

Në Brusel : "Rrugetime te kahershme ne trojet Shqiptare", te shtunen 3 dhjetor 2011

Një veprimtari e shoqatave Konitza asbl dhe "Albania" Paris

të dielën 27 nëntor 2011

Konica ASBL në Brusel dhe ALBANIA në Paris organizuan nje takim mbi "Rrugetime te kahershme ne trojet Shqiptare" te : Maison des Cultures, 120 Rue de Belgrade 1060 Bruxelles, 3 Dhjetor 2011

Gazetarja Kate Holman ishte moderatore e mbrëmjes,gjatë se cilës, shumë te ftuar ligjëruan.

Rezervime : Me telefon : 0496/930292 (Toni) Me e-mail : konitzaasbl@yahoo.fr Me mbështetjen e Commune de Saint-Gilles, Démocratie Plus asbl, International Komitée

Ç’vështrim kane mbi Shqipërinë dhe banoret e saj, rrugëtarët e huaj ?

Ç’nënkupton ky rrugëtim për një evropian te shekullit XIX dhe fillim shekullit XX ?

Përtej te qenit aristokrate dhe romantikë, çfarë përfaqësojnë këta rrugëtarë ?

Cili është portreti i popullit shqiptar sipas këndvështrimit te tyre ?

Cilat jane veçantitë e kombit shqiptar ?

Ç’vend zënë legjenda dhe paragjykimet ne këto rrëfime ?

Gazetarja Kate Holman do te jete moderatore e mbrëmjes,gjatë se cilës,shumë te ftuar do te ligjërojne : - Olimpia Gargano

Një rrugëtim qe zgjat sa një jete: Shqipëria e Edith Durham, pararendëse e etnologjisë te terrenit ne fillim te shekullit XX.

Doktoruar ne Letërsi te Krahasuar me tezen mbi vendin qe zë Shqipëria ne letërsinë evropiane te shekujve XIX dhe XX. Olimpia Gragano mban titullin Master ne Letërsi Klasike dhe Gjuhësi Italiane. Eshte profesoreshe e gjuhëve, përkthyese dhe gazetare.

- Luan Rama

Një vështrim i rrugëtarëve franceze te shekullit te XIX, mbi Shqipërinë:mitet, bëmat dhe mikpritja e saj legjendare: në kërkim te epopeve homerike

Shkrimtar, gazetar dhe diplomat shqiptar,Luan Rama ështe diplomuar ne Tirane dhe Paris për gazetari e kinema, komunikim e informim. Nderuar me çmime si kineast e shkrimtar ai ka qene poashtu, korrespondent ne gazeta dhe revista, ambasador dhe përfaqësues diplomatik i Shqipërisë.

- Remzi Përnaska

Princi Luis-Lucien Bonaparte dhe ndihmesa e tij ne albanologji Diplomuar ne gjuhe e letërsi shqiptare e ruse,tre here doktor i shkencave humane,Remzi Përnaska,a qene profesor pranë universitetesh dhe shkollash te larta ne Shqipëri dhe France. Autor i shume punimeve mbi gjuhen dhe qytetërimin shqiptar. Anëtar i disa shoqatave gjuhësore.

- Safet Kryemadhi

Shqipëria e rrugëtarëve : nga afërsia gjeografike ne peripecitë ndër kohëra.

Safet Kryemadhi është politolog, komentues dhe analist i çeshtjeve gjeopolitike dhe kultuore.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1081481

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce