Albania

Në Paris : Maks VELO prezentoi librin "Paris", të Premtën 21 Tetor

të shtunën 22 tetor 2011 Nga wbr

Të Premtën më 21 Tetor 2011, Shoqata Albania organizoi në "Maison des associations" lagjia 7 në Paris, një takim me artistin Maks Velo. Ai prezentoi librin “Paris”, një homazh për qytetin e lindjes. Adresa : Maison des Associations du 7ème arr. - 4, rue Amélie – 75007 Paris. Metro : La Tour-Maubourg ose Invalides.

  Maks Velo në Panairin e Librit, në Tiranë (nëntor 2010). Photo©Evelyne Noygues

 

Libri "Paris" përmban 70 vizatime bardhë e zi dhe 34 poezi shqip-frëngjisht, përkthyer nga Evelyne Noygues. Në album ndërthuret një poezi, një vizatim nga seria që Velo i ka kushtuar qytetit.

Rezultati është një libër jo i zakonshëm, një botim special që quhet "livre d’artiste", me tirazh të kufizuar 200 copë dhe i firmosur nga autori.

Gjithë shpenzimet për botimin e tij i përballoi vetë autori meqë s’ka mare asnjë fund nga ndonjë organizatë frankofone apo institucion ekonomik francez ose vetë nga ndonjë shtëpi botuese shqiptarë.

 

 

 

Lexoni : Maks VELO : Intermexo në vargje dhe pastel


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1034987

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce