Albania

Në Paris : intervista e Gani Jakupit, autor "Strips"

SALONS DU LIVRE DES BALKANS 2010, 2011, 2012, 2014 - PARIS

të shtunën 3 shtator 2011 Nga E. Noygues

Ju jeni krijues në gjini të ndryshme artistike, autor stripi ose si skenarist për vizatues tjerë, kompozitor, fotograf, shkrimtar… Lindur në 1956 në krahinën e Kosoves nën Jugosllavinë e Titos, sot jetoni në Spanjë, në qytetin e Barcelones, pas një qendrimi në France në fillim të viteve 1970.

Me 25-26 qershor ishit i ftuar në sallonin e librit te Ballkanit ne Paris, si autor i stripit, dhe veçanerisht në një « carte blanche », që të prezantonit punën tuaj. Duke pritur keto takime, albumet tuaja janë një mënyrë e mire per t’ju njohur, por ju ftojmë ti pergjigjeni pyetjeve të meposhtme duke dashur të njohim më mirë punen dhe personalitetin tuaj artistik, botën tuaj … dhe tonën.

Photo : ©Hazir Reka-responsable régional REUTERS.

1. Cfarë ju preokupon veçanërisht në botën e sotme ?

Gani JUKUPI : Pyetje shumë e gjërë! Mund të filloja, për shembull, nga injoranca. Mosnjohja e të tjerëve por dhe mosnjohja e vetvetës. Në Ballkan, komunizmi na ka mësuar ta përbuzim të kaluarën. Me gjithëse projekti i Njeriut te Ri është lënë në harresë prej shumë kohësh, na pelqen të bëjmë table rase mbi të kaluarën tonë kulturore. Dhe kjo na ben qe te jemi viktima perfekte të miteve dhe mistifikimeve. Duke harruar me deshirë cfare kemi qëne, ne ngazellohemi kur dikush tenton të na mbushe mëndjen për një të kaluar të idealizuar, qoftë ajo edhe jo reale. Për fat të keq, ky fenomon është më universal se c’mund të mendojmë. Dhe kjo nuk është për faj të mediave. Është faji jonë që ne shpesh preferojmë intrepretimet e thjeshtësuara të historisë sesa të vrasim mendjen për realitetet polemike.

2. Perse keni zgjedhur të shpreheni nëpërmjet stripit ?

Gani JUKUPI : Eshtë një formë e fuqishme e të shprehurit sepse bashkon formën vizuale me textin, dhe është tepër pak e kushtueshme : mjaftojnë lapsi, letra dhe talenti. Krijimi i stripit të lë shumë pavarësi. Vendimet artistike merren vetëm ose ndermjet një grupi të vogël bashkë punëtorësh (deri në tre veta, maksimumi : skenaristi, vizatuesi, ngjyruesi).

3. A mund të themi që në punen tuaj ka tema që përsëriten ? dhe cilat janë ato ?

Gani JUKUPI : Cocteau thoshte, me duket, që poeti që flet për poezinë është si një bime që flet për kopshtari. Unë personalisht nuk e analizoj punën time, ia lë këte kritikes.

4. A mund të themi, që shpesh skenarët tuaj trajtojne tema të zymta ? mos doni të provoni ekzistencën e së « keqës » ?

Gani JUKUPI : Nuk kisha thënë që temat e veprave të mija janë të zymta. Bëhet fjalë thjesht për një ligj thelbësor të komunikimit. Mund t’ju jap kënaqësi miqve te mi të afërm po tu flas për lumturinë time bashkshortore, por nëse shkruaj një roman për këtë as miqtë mi s’kanë për ta lexuar. Përkundrazi nëse shkruaj për konfliktet sentimentale, do ketë shumë interes dhe këtu nuk është fjala për një perversion. Ndjenja e lumturisë, në mënyre paradoksale, është shumë individuale dhe nuk mund te transferohet. Dyshimet dhe dilemat përkundrazi mund ti ndash me të tjerët. Ndjejme menjeherë nevojën për të bërë krahasime, identifikohemi me personazhin në mënyre që ta kuptojmë më mirë dhe ne pasqyren qe na ofrohet shikojme preokupimet tona. Për më tepër mund të them që koflikti është motori kryesor i marrëdhenieve njerzore.

Nuk mund të vesh në jetë personazhe pa i bërë të përplasen mes veti dhe me mjedisin ku jetojne. S’duhet me ngatërru konfliktin me dhunën fizike. Vdekjen nuk e perdor ne menyre abuzive si zgjidhje dramatike. Mund të vëreni se e vetmja vdekje në romanin Jour de grâce është një vdekje naturale dhe jo vrasje, ndryshe nga ç’ duket në fillim. Përveç kësaj, tmerrsia e vertëte e historisë është izolimi i personazhit. Vizatuesi Marc N’Guessan ia ka arrijtur të realizoj grafikisht një qytet të ngazëllyer në mes të cilit protagonisti ynë del automatikisht në pah.

5. Në « Jour de grâce » i botuar nga Dupuis në shkurt të 2010, një çun i hutuar trajtohet me përbuzje nga xhaxhai i tij, një burrë misterioz. A mund të gjejmë tek këto personazhe personifikimin e një pjese të drejtuesve që provokuan shpërbërjen e Jugosllavisë ?

Gani JUKUPI : Po, ne fakt kam filluar ta shkruaj romanin (botuar fillimisht ne spanjsht) në fillim të luftrave Jugosllave. Në këtë storje klaustrofobe pasqyrohen shumë marrëdhenie gjaktrazuese jugosllave. Më duket se raportet e forcës ndërmjet qeverisë dhe forcave të shtypura pasqyrojnë atë ç’ka ngjarë në shumë vende të lindjes,

6. Manipulimi duket të jetë një nga temat e veprës tuaj ? A ka të tjera ?

Gani JUKUPI : Manipulimi, (leitmotivi i « Les Amants de Sylvia ») në fakt është thjesht instrument narrativ. Ky koncept ngacmon imagjinatën e lexuesit dhe ushtron mbi te një lloj magjepsje. Por ajo që më intereson është diçka tjetër. Megjithëse protagonistja është me karakter të fortë ajo bie paradoksalisht shumë lehtë preh e manipulimit. Eshtë një femër e sigurtë në vetvete, dhe akoma më e sigurte në idetë e saj. Personat qe janë të bindur për vertetësi bien më kollaj preh e manipulimeve sesa personat që dyshojnë. Eshtë e padiskutueshme që Silvia është viktima kryesore e komplotit kundër Trotsky, por unë e shikoj dhe vrasësin si një lloj viktime. Jam tronditur shumë kur e kam dëgjuar për herë të parë këtë histori. Një njeri me një kulturë dhe një pasuri shpirtërore të tillë, që sakrifikohet në një gjest vrasës, i bindur që po i shërben një ideologjie ! Kur një ideologji kërkon sakrifica, është e sigurt që ajo është në shërbim të interesave personale.

Projekti im i ardhshëm, një diptik që do dalë në 2012 (ose fillim 2013), trajton revolucionin kuban, një nga mitet e shek XX. Por ai është plot e perplot me geshnjeshtra dhe mistifikime. Kur ju fola me lart që dua të luftoj kundër injorances, siç e shihni nuk e kisha fjalën vetëm për Ballkanin.

Megjithëse librat e mi të fundit rreshtohen tek letërsia për të rriturit, nuk e lë mënjane segmentin “public i gjerë”. Stripi aventureske është një zhanr i shkelqyerqë nuk pengon parashtrimin e ideve, ai mund të shkojë edhe pertej zbavitjes. Mini seria që po shkruaj për Dargaud (pritet te dale ne pranverë të 2012) trajton trazirat sociale, politike dhe shpirtërore në Brazil në fund të shek XIX, dhe njëkohsisht është përkufizuer nga vet botuesi si një lloj « Peckinpah në strip ».

7. A ka imazhe të realizmit socialist në veprën tuaj ?

Gani JUKUPI : Ah, s’di si t’a them... ! S’kam treguar asnjë herë interes për këtë rryme politiko-artistike. Unë jam i terhequr nga post-impresionizmi, ekspresionizmi gjerman, etj. Por nuk guxoj të mohoj ndonjë influence eventuale, në fund të fundit kam kalu femijërine nën hijen e këtyre figurave.

8. Si e keni përjetuar ndarjen e Jugosllavise dhe konfliket që pasuan pas luftës në vendlinjen tuaj ?

Gani JUKUPI : Kam menduar në fillim se puna si gazetar do të ishte një mënyre e mirë për ti bëre ballë tronditjeve që pasouan nga luftrat e fundit në Jugosllavi. Në fakt kam takuar shumë njerëz me vlere për të cilet kam bëre c’është e mundur për ti prezantuar në mediat spanjolle. Me këtë doja ti tregoja Europes që Ballkani nuk prodhon vetem kampione te mostolerances. Merresha kryesisht me analiza dhe intervista. Kam qene korespondent per shtypin spanjoll gjate luftes civile ne Maqedoni, rrëmujat në Bosnje, ndarjen e Malit te Zi… por me kalimin e kohës kuptova që shkrimi politik në Ballkan ishte nje art shumë i lakmuar. Cdo njeri me pak kulture dhe pa pune vendosej si analist. Nuk gjeja më ndonjë arsye për të vazhduar të njëjtën rrugë. Për çdo artikull që shkruaja, jepesha shumë nga ana intelektuale dhe morale, kështu gazetaria u be per mua pothuajse gjakpirese. Puna kërkimore në dokumenta, artikuj etj më merrte shumë kohe. Megjithate, u largova nga gazetaria pak më vonë se ç’doja. Me rastin e deklarimit të pavarësise Kosovës pranova të shkruaja artikullin e fundit, nje editorial për një reviste politike spanjolle. Ndërkohe mbeten fshehur pas aktivitetit intelektual gjurmet e ekperiences njerzore te pas luftes.

Pas largimit të forcave serbe, kam shkuar ne Kosovë. Meqë njihja gjuhën serbe pata mundësi të hyja në shtëpi të romve, të serbeve dhe, natyrisht, të shqiptareve. Pashë situata kaq të nderlikuara dhe turbulluese sa mund të çlirohesha vetem duke i nxjerre në imazhe. Të gjëndesh në situata jonormale që shëndrrohen në normalitet…s’është aspak normale ! për tu çliruar nevojitet një lloj katarze. Nuk doja të punoja vetëm dhe, i mbështetur nga shtëpia botuese Dupuis, takova plot vizatues, si Baru, Guibert, Prudhomme, Moynot. Me David Prudhomme kemi punuar seriozisht por ai ma në fund u tërhoq nga projekti për probleme të agjendës profesionale. Kam patur fatin të takoj një grafist të shkëlqyer, argjentinasin Jorge Gonzalez. Nese çdo gje shkon mire libri ynë botohet nga fundi i 2012.

Gjat këtyre peripecive lindi edhe një lloj spinf off, një “projekt kolateral”. Drejtoresha e koleksionit Noctambule, Clotilde Vue më bindi të shkruaj mbi eksperiencen time në fushën e gazetarisë gjat periudhës së pas luftës. Fillimisht, mendoja shkruaja vetëm skenarin por mbasi qé as botuesi as unë nuk ishim të kënaqun me bashkëpuntorët e testuar, pranova ta bëjë dhe vizatimin, kështu Fosse Comune (Varrezat masive), do botohet në mars të vitit të ardhshëm.

9. A ju pelqejne rrëfimet « science fiction » ? Thohet që për të realizuar rrëfime fantastike duhet të hulumtojmë ne rrënjat tona, ne te kaluarën tonë. A mund ta themi këtë dhe per ju ? Cfarë ju influencon në krijimin fantastik ?

Gani JUKUPI : Po më zgjoni kujtime ! SF ka qënë dashuria e adoleshencës. Kam gëlltitur gjthçka që botohej në sërbokroatisht dhe pastaj e vazhdova pasionin tim me lexime në në frengjsht, anglisht, italisht dhe ndonjë edhe në portugalisht (edhepse tek keto te fundit nuk i kuptoja të gjitha…) Por, ka kalu kaq shumë kohë, nuk e mbajta gjallë pasionin. Para ca kohësh doja të bëja një projekt në SF me vizatuesin Jeff Pourquié pour u la në harresë. Mbase kjo vjen dhe nga ndryshimi i klimës politike. Pse duhet ta transformoj tregimin duke qënë se ka aq shumë për të treguar në kontekstin real ?!

Kam patur fatin të keshillohem dhe inkurajohem nga artiste si Bilal, apo Forest, në fillimet e mija. Enki (Bilal) më ka treguar më shumë mënyren e punës së vet sesa që më ka dhënë këshilla , dhe kjo ishte për mua një mesim i shkelqyer. Isha shumë i hapur ndaj eksperiences tij nga vete fakti sepse isha larg nga bota grafike e Enkit dhe nuk kishte rrezik për interferencë me grafizmin tim. Ishte ndryshe psh me Yves Got, si fillim isha nxënës i tij dhe më pas u bëmë miq. Edhe sot mrekullohem nga forca shprehese e linjës tij, nga raporti bardh e zi dhe, megjithse grafizmi im ndyshon nga ai i tij, e lakmoj forcën e vijës, e linjës së tij.

10. Cfarë mendoni për « jetën endacake » nga pikepamja gjeopolitike, në një moment kur shtetet po mbyllen rreth vetes, dhe në të njëjten kohë flitet për globalizim dhe për Europe ?

Gani JUKUPI : Endogamia (martesa brenda familjes) nuk është diçka e mirë as për kafshët dhe as për njerzit. I këshelloj te gjithë artistëve të rinj të njohin vende dhe kultura te ndryshme, të pasur ose të varfer, është e rendesishme të njohin diçka që ndryshon nga bota e tyre. Për fat të keq ka shumë konformizem. Kish me qenë absurd të mos përfitosh nga kushtet e mira, por nuk duhet që kjo te perbeje nje sine qua non. Në kohën që shoket mi zinin poste drejtuese në Jugosllavi, unë, megjithse inxhinier i diplomuar, kam jetuar disa vite me radhë në dhoma të vogla në Pariz. Ndjehem i kenaqur që kam e bëre. Në këto vite kam plotesuar bazën e bagazhit tim kulturor.

11. Në librin « Le roi invisible » i publikuar nga Futuropolis në 2009, ju pasqyroni jetën e një kitaristi të harruar fare nga publiku : Osakar Aleman. Përse ? Historia që tregoni është e vërtetë nga fillimi deri në fund apo është krijim romanesk ?

Gani JUKUPI : Kam themeluar, para disa kohësh, në Spanje koleksionin e librave-CD që i përkushtohet figurave të medha të lëminë muzikore. Me këtë kam plotësuar një ëndërr të vjetër për të afruar botën e muzikes me stripin. Ndersa historia e Oscar Aleman më ka tërheq gjithashtu sepse ka patur një jetë tepër tërheqese aq sa mu deshën shumë kërkime para se te bindesha që flitej për nje personazh real. Storja e Le roi invisiblee është kryekëput autentike, perveç dialogjeve, kuptohet. Ky album është lëvduar nga kritika e xhazit, por është pëlqyer gjithashtu nga mjedisi i stripit, pasi që mori çmimin si albumi më i mirë i vitit në festivalin në Toulouse.

12. A jeni i terhequr veçanërisht nga personazhe të « harruar nga Historia » ? Cfarë doni të nxirrni nga harresa ? A mendoni që keni shpirtin e një « rregulluesi gabimesh » të kohërave moderne ? të « shpëtimtarit të dëshpëruarve » ? Po ju vetë a keni frikë nga harresa, të harruarit ? te harrohesh nga te tjeret?

Gani JUKUPI : Sinqerisht, nuk më preokupon se a do « të jetoj pas vdekjes ». Ideja që vepra jote jeton për kohë të gjatë, është tepër e këndshme, por kjo nuk është obsesioni im. Nga ana tjetër, nuk e konsideroj veten si kurrëfar mirëbërsi. Ajo që unë nxjerr nga harresa është më e rëndësishme për ne sesa për personat që nuk jetojnë më. Kur i harrojmë të tjerët, e dënojmë vetvetën. Frika që mund të harroj- a kjo, po ! njeriu varfërohet me çfarë do lloj harrese. Kujdes - po flas për artistët. Ndërsa përsa i perket personazheve të dale nga dredhat politike të Historise, nuk kërkoj ndreqje gabimesh por kerkoj më shumë të çes në pah ngjarje, mendime dhe ideologji. Përballe atyre që pandehin se e tashmja është vetëm vazhdim i së kaluarës, une mendoj se një mënyrë e mire e njohjes së historise është ajo që na lejon të clirohemi nga e kaluara dhe na drejton kah e ardhmja.

13. A jeni i implikuar në çeshtje të veçanta ? Nëse po cilat janë ato ?

Gani JUKUPI : Kam dhënë shumë. Cilsisht dhe gjat shumë kohe. Sot mendoj që menyra më e mirë për të milituar në të gjitha çështjet për mua është krijimi me laps e me brushë. Një artist i mirënjohur spanjoll, e investoi gjithë reputacionin në angazhimin politik, në një farë mënyre sakrifikoi artin për çështjet humanitare. Nuk po ju a them emrin sepse nuk e gjykoj. Kjo është zgjidhje që i takon vetëm atij, ndërsa unë për vete, preferoj të kujdesem për artin, dhe në këtë mënyre reputacioni im mund të shërbej për çështjet që kanë nevojë.

14. A bëni shumë fotografi për veten tuaj ? A e vlerësoni ju fotografine si krijim artistik po aq sa dhe Strip ?

Gani JUKUPI : Do të ishte sikur të bëja krahasim midis dy femrave të bukura, cila është më e bukur?! Ngjajshmëria e fotos me ilustrimin qëndron në faktin se të dyjat e perqendrojne mesazhin në një imazh. Një foto e bukur si dhe një ilustrim i mire mbartin një force të jashtzakonshme.

15. Cfare eshte proçesi i krijimit per ju ?

Gani JUKUPI : Sa herë që filloj një projekt mendoj për pyetjen që më bënte Guy Vidal kur ishte botues tek shtepia e botimit Dargaud. Ai interesohej më shumë se përse doja të shkruaja sesa për permbajtjen e shkrimit. Pas « çfarë » dhe « përse » vjen një periudhe e gjate dokumentimi që mund të zgjasë nga disa muaj në disa vjet. Studjoj implikimet e asaj që trajtoj në kohën kur ka ngjarë, dhe cfarë ndikimi ka në kohën dhe realitetin tonë. Mundohem të njoh vendin ku zhvillohet ngjarja, historinë, gjuhën, kulturên, letërsine, kinemane, musikën. Kam trajtuar deri sot vende të cilave ia njoh gjuhën, por çdo njohuri ka nevojë të permiresohet. Shkrimi është vetem një fazë “finale”, ajo është shumë e copëtuar. Megjithse nuk filloj të shkruaj pa ditur fundin, i le kohë shkrimit të piqet, dhe ndërkohe merrem me vizatimin. Dialogjet vijnë sipas frymezimit duke pasur kujdes për të mos rënë në përseritje.

Nga ana grafike, puna ime është e veçante. Bëj nje story board te tablose duke caktuar përmasat e vinjetave. Më pas vizatoj çdo vinjetave në një faqe të posaçme. Ndjehem mirë me gjestet e gjëra dhe te ngjyros me kallama, që i mbledh tek bimët e egra kur shetis në rrethinat e Barcelones. Skicat i skanoj dhe i montoj në Photoshop para se t’ia dergoj shtepise botuese. Kerkoj që tabllot për ngjyrosje të shtypen në format A3, sepse i pikturoj sipër me akrilike. Tablote me ngjyra skanohen nga nje studio profesionale dhe e bëjë montimin definitiv.

16. Cfarë mendoni për strip ? Nga influencoheni ?

Gani JUKUPI : Si shume fusha të tjera artistike, dhe stripi është prekur nga kriza, por megjithate mund të themi se ajo ecën per mrekulli. Gjithnjë ka autorë që sjellin ide të reja dhe kështu mbajnë gjallë interesin e publikut, e njekohesisht tërheqin lexues të ri që me parë nuk interesoheshin për këtë gjini artistike.

Cila jane influencat e mija ? nuk di çfare t’ju them. Jam larguar per më shumë se 10 vjet nga stripi, pikërisht per t’ju ikur influencave. Gjatë kesaj kohe jam marr me pikture, kinema, letërsi, muzikë. Shpresoj se nuk dukem pedant duke përmëndur keto fusha por është e vërtetë që janë burim i inspirimit tim. I jam kthyer leximit të stripi tani që nuk kam më frike ti përngjaj ndokujt. Admiroj shumë autore, por nuk merakosem se cili më frymëzon. Cfare do lloj frymezimi filtrohet aq sa nuk dihet më se nga vjen.

Intervista u hartua nga Evelyne Noygues©2011 - Përkthyer nga Odeta Hoxha.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997572

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce