Albania

Në Paris : intervista e Niksonit PITAQAJ, regjisor

të premtën 8 qershor 2012 Nga en , E. Noygues

 

Me rastin e shfaqjes së ardhshme të kryeveprës se Jules Romains, "Knock", të enjten, me 14 Qershor në orën 8 të mbrëmjes dhe të dielën, me 17 Qershor, 2012 në orën 4, mbas dite, në Qendrën Kulturore të Ministrisë së Financave, 143 rue de Bercy - Paris(75012 ), Nikson Pitaqaj, regjisor shqiptar nga Kosova, ka dhënë një intervistë ekskluzive për shoqatën "Albania".

 

ALBANIA : Si artist, cili është formimi juaj?

Nikson PITAQAJ : Kur kam ardhur në Francë, kam filluar me studime kinematografie në ETTIC. Edhe pse i vlerësoja shum këto studime, që me dhanë një pasuri të madhe artistike, interesi im për teatrin është ritur gjiythnjë e më shumë. Kur i mbarova studimet, u bashkova me një trupë të teatrit. Në kuadër të kësaj trupe kam kaluar nga roli i aktorit në rolin e regjisorit, pothuajse rastësisht, nga nevoja, pasi që asnjë nga anëtarët e trupës nuk dontë të merte për sipër regjisimin e shfaqes. Këto vite me këtë trupë të kombinuara me stazhet (që kam bërë) në AFDAS, duke shtuar edhe interesin tim të rregullt për teatrin Parizjan, më kanë dhënë një mësim të vërtetë të teatrit.

Edhe pse ende jam aktor, unë tani e përcaktojë veten si një rgjisor dhe shkrimtar dramaturg.

- Cilat ishin planet tuaja pas studimeve?

N.P. : Kënaqësia që unë përjetova duke punuar në një grup, më dha dëshirën që të krijoj trupën time të teatrit që quhet : Trupa e Teatrit Fryma e Lirë, që kam themeluar në 2001, me të cilën jam drejtor artistik dhe regjisor. Kam lanë anash tekstet e mia dhe jam interesuar për tekstet e autorëve klasikë dhe bashkëkohor të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë, veçanërisht ato të Evropës Lindore dhe Evropës Qëndrore (Chekhov, Dostojevski, Kleist, Vaclav Havel), dhe kohëve të fundit për një autor francez të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë: Jules Romains.

- Si keni ardhur deri tek regjisimi ? Dhe si zhvillohet procesi kreativ për ju?

N.P. : Siç ju thash edhe më parë, kam ardhur rastësisht deri tek regjisimi, por është ky roli që ma ka ngazëllyer në të vërtet.

Simbas meje, regjisimi i një teksti duhet të jetë pjesë e një dinamike të përbashkët : një regjisor që stimulohet nga idetë e aktorëve të tij, që eshtë i vëmendshëm ndaj atyre që i sjellin diçka interesante ndërtesës në ndërtim e sipër , një shfaqe që është vazhdimisht në zhvillim. Unë refuzoj të krijoj një ide të qartë se si dua të vë në skenë këtë apo atë shfaqje, të cilës "aktorët kukulla" duhet ti përmbahen gjatë provave. Së pari sepse kjo zgjedhje të çon në një zhgënjim të dëmshëm, dhe veçanërisht sepse mua më pëlqen të befasohem nga ajo që krijon magjia e provave.

- Cilat janë burimet tuaja të frymëzimit? C’farë marëdhënie ka prejardhja juaj shqiptare me shprehjen tuaj artistike?

N.P. : Burimet e mia të frymëzimit nuk kanë as datë të caktuar as nuk janë të ngrira në hapësirë. Unë jam i interesuar nga njeriu, nga çmenduritë e tij, nga dhuna e tij, nga paradokset e tija.

Prejardhja ime shqiptare është e rrënjosur thellë në shprehjen time artisitke. Njeriu i rraskapitur që gjej aty, është një figurë e acaruar, sipas mendimit tim, nga ldëshira e tërbuar për të gëzuar jetën, që nganjëherë i çon njerzit në ekstreme. Unë gjithashtu e gjej veten në muzikën shqiptare, fashë e domosdoshme për shumë plagë, e cila është pranishmë nê shfaqjet e mija.. Në një artikull të shkruar nga një kritik mbi shfaqjen e “Knock” – ut, është bërë fjalë për "Kitarat e ballkanit" dhe kjo mua më ka prekur thellë. Përfundimisht, një, humor i thelluar nga vuajtja, është diçka që mua më intereson posaçërisht.

- Si regjisor, si veproni për të pronësuar punën e një autori? Për shembull : me shfaqjen e “Knock”

N.P. : Para se gjithash unë mbështetem në trajtimin e përpiktë të tekstit. Më pëlqen të nxjer atë që është e përbashkët, duke propozuar përshtatje që nuk m’varet nga lashtësia e tij. Ajo që më shkaktoi përshtypje të thellë tek shfaqja e ‘Knock” it, është tema e përjetshme e manipulimit në një shkallë të gjërë. C’janë propaganda, reklamat, ligjeratat demagogjike, populiste, sektet, fetë, ushtria apo fushatat politike? Një derivë e teorisëë së “Knock” -ut, asgjë tjeter. Jules Romains na i ekspozon këtu, themelet e këtij pushteti mbi masën popullore. Personazhi që ka krijuar nuk është një mjek hajdut, por një apostulli i një feje të re, shkenca, që shëndrohet në një mjet për të nënshtruar popullin.

Unë shpresoj se i mundësoj publikut të zbulojë sërisht, vepren të trajtuara shpesh në të njejtën mënyrë. Dhe kjo është ajo që unë u përpoqa të bëjë me regjisiminn e « Knock »-ut, nuk ishte në pyetje të propozoj një kopje të njejtë të « Knock »-ut të Louis Jolivet. Unë mbështetem tek ajo që më prek, ajo që na mallëngjen të gjithve. Kjo pjesë, që është shumë aktuale, më prek, na prek të gjithve, sepse flet për një shoqëri të tmërruar, klostrofobe dhe mërdhace, fobike dhe neuroze, e pushtuar nga frika ndaj Tjetrit, që është ngulitur nga ligjeratat e Shkencës, një pas një, her shqetësuese e her qetësuese. Shoqëria e fshatit Saint-Maurice e përshkruar në këtë shfaqje, është përfundimisht shumë e afërt me shoqërinë tonë, ku epidemitë, sulmet terroriste dhe fatkeqësitë e tjera, të lajmëruara në një mënyrë që shkakton ankth, i shtyn njerëzit që të mbyllen në shtëpi, të pushtuar nga hipokondria. Pas frikës së shkaktuar nga epidemia e sëmundjes së lopës së çmendur, gripit të shpendëve apo virusit H1N1, ne jemi edhe dëshmitarë të kthimit të Dr. Knock- ut.

Trajtimi i temave të thella nëpërmjet humorit është diçka që më pëlqen, dhe mua më ka tërhequr shumë galeria e personazheve piktoreske të Jules Romains, që i trajton në mënyrë dëfryese. Skenimi imë, i çmon këto tema dhe kto personazhe duke i studiuar thelle të gjitha dimensionet komike të një shfaqjë e cila, edhe pse kritike ndaj shoqërisë, është një ilaç i dobishëm për ktë ambient katastrofik.

- Çfarë mendoni për skenën aktuale të teatrit francez? Cili është ndikimi juaj?

N.P. : Tani për tani, skena e teatrit francez është e ndarë në dyshë. Nëmes teatrit të subvencionuar, i cili synon të jetë gjithnjë e më shumë i kufizuar , dhe nga tirania e aktoret e njohur të cilët e acarojnë kultin e individit, gjë që është në kundërshtim me interesin artistik.

Kam frikë nga skenat që nuk i lënë publikut asnjë rrugë për të ndjekur, unë dua që publiku të ndjehet i lirë në interpretimin e tij, dhe mos ti hedhim në kullotë "mendime të pergaditura, mira, ». Megjithatë, rregullisht unë shoh punë intrsantë në aspektin artistike, që duan të më thuan diçka.

Unë në punën time gjej një lidhje të ngushtë me punën artistike të Ariane Mouchkine. Kuptimi i shiqimit të Kantor-it, më flet diçka. Kohëve te fundit, puna e bërë nga ana e studios së teatrit të Alfortville për Tchekhov, kuptimi i mprehtë i tekstit, mungesa e fishekzjarreve, dhe emocionet e papërpunuara më kanë lënë shumë përshtypje.

- C’ka ju shqetëson veçanërisht, në botën e sotme?

N.P. : Ajo që më shqetëson në botë, është njeriu, frika e tij. Unë mendoj se është frika ajo që të shtyn të refuzosh Tjetrin, të ndrydhesh në vetvete dhe të çmendesh.

- A jeni të përfshirë në çështje të veçanta? Nëse po, cilat?

N.P. : Unë jam veçanërisht i vëmendshëm ndaj situatës në Ballkan, kryqëzim i Lindjes dhe Perëndimit, një vend takimi dhe konflikti. Me trupën time të teatrit Fryma e Lirë kam organizuar katër festivaleve prej vitit 2004 deri në vitin 2007 në Seine Saint-Denis: Ngjarje kulturore Kosovare (2004), Ngjarje kulturore shqiptare (2005), Ngjarje kulturore Bosnja - mysafir nderi (2006), Ngjarje kulturore Ballkanike (2007). Këto ngjarje bashkuan për disa javë njerëz të teatrit, të muzikës, artistë të arteve të aplikuara, kinooperator dhe shkrimtarë.

Unë e çmoj posaçërisht grumbullimin e artistëve të ndryshëm, nga fusha të ndryshme, të bashkuar rreth të njëjtës çështje. Projekti i ardhshëm i Trupës Fryma e Lirë është një trilogji e quajtur Raki, që unë do vë në skenë, e përbërë nga tri tekste të të njejtit autor, Nino Noskin, autor shqiptar nga Kosova në të cilin kam gjetur duplikatin time artistike.

Unë jam i përfshirë në një çështje që është themelore: ajo e njerëzimit, nga e cila rrjedhin shumë gjëra ndaj të cilave duhet të jemi të kujdeshëm ç’do ditë.

Intervista pergatitur nga Evelyne Noygues©avril 2012

përkthyer nga Maki Sh©mai 2012

Lexoni edhe : Théâtre : "Knock" de Jules Romains, par la Compagnie Libre d’Esprit, les 25 et 27 mars

 


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 996286

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce