Albania

Në Tetovë : Panairi e librit 2011

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni

të merkurën 2 nëntor 2011 Nga en

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni organizon Panairin e librit “Tetova 2011” ështër mbajtur në Qendrën Tregtare ILIRIA CENTER në Tetovë, prej 16 deri 20 nëntor 2011.

 

Panairi i librit shqip në Tetovë tani më veç ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë dukshëm interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.

Edhe në panairin e sivjetmë të librit pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Me këtë rast, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me seli në Shkup, u bën thirrje publike të gjithë botuesve shqiptarë që të marrin pjesë në këtë Panair.

Të gjithë botuesve u sugjerojmë që të paraqiten në e-mailat: shbsh@libri.org.mk ose shbsh_m@yahoo.com

apo të lajmërohen në telefonin :

00 389 / (0) 70 260 570 në mënyrë që ta bëjnë konfirmimin e pjesëmarrjes në Panair.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë : Muhamed Murtezi, kryetar

VËREJTJE PËR BOTUESIT:

Çmimi i stendave për panairin e librit “Tetova 2011” është si vijon:

- 1 stendë ekspozuese, 1 tavolinë dhe 1 karrige ....................... 60 Euro

- 2 stenda ekspozuese, 2 tavolina dhe 2 karrige ....................... 120 Euro

- 3 stenda ekspozuese, 3 tavolina dhe 3 karrige ....................... 180 Euro

Pagesa e stendave bëhet në ditën e parë të panairit, ndërsa vendosja e reklamave në hapësirat ku realizohet Panairi është e ndaluar pa lejen e organizatorit.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997572

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce