Albania

Ne jug te lindjes”: MIGJENI, autor modern dhe i “angazhuar”

të merkurën 13 prill 2011 Nga en

 

 

Me rastin e publikimit për herë te parë të prozës Migjenit në revistën « Ne jug te lindjes, kultura e ballkanit » shoqata Albania organizoi, me 9 shkurt 2011, nje takim kushtuar poetit-shkrimtarit, lindur ne Shkodër (1911-1938) me emrin Millosh Gjergj Nikolla.

 

 

 

Të ftuar në këtë takim ishin autorët e artikullit « Migjeni dhe refrenet e qytetit te tij » Mickael (studjues ne EHESS), dhe Ermona Wilmart, që janë gjithashtu dhe përkthyesit e 8 novelave të botuara në numrin 6 te revistës. Ishte i ftuar gjithashtu Jérôme Carossou, drejtor i redaktimeve në shtëpinë botuese “pa vend” qe bën te mundur publikimin e revistës « Ne jug te lindjes », e cila i kushtohet kulturave bashke kohore të vêndeve të ballkanit.

Përveç artikujve dhe nje prezantimi te pergjithshem te autorit te mirenjohur kryesisht si poet nga bashkekombesit, gjate takimit u lexuan novelat « Një letër nga fshati », dhe « Luli i vocërr ». Takimi u drejtua nga Evelyne Noygues, ndërsa leximet u bënë nga Amelie Petiteau dhe Ornela Todorushi.

Ermona dhe Mickael Wilmart, ne artikullin mbi prozen e Migjenit vënë në pah angazhimin politik të autorit. Eshtë një rast shumë i mirë për publikun francez për tu njohur me një shkrimtar shumë të vlerësuar nga literatura dhe nga publiku shqiptar, por tërësisht i panjohur për to.

Migjeni ka lindur ne Shkodër me 11 nentor 1911. I sëmurë nga turbekulozi që në moshën 27 vjeçare ai është një nga shkrimtaret më të shquar (ose qe ka le me shume mbresa )të letersise shqipe.

Krijimtaria e Migjenit është shumë e shkurtër, ajo zgjati vetëm 4 vjet përgjate të cilave ka shkruar 48 poezi, 35 texte në prozë ndër të cilat disa janë të pa përfunduara. Sikur ta dinte që i koha nuk i premtonte ai shprehej ne vargjet e tij shkurt dhe me shumë mprehtësi. Ai përshkruan jetën e përditshme të shoqërise shqiptare që gjendet midis dy lufrave dhe pasqyron kontradiktat e një bote te turbullt në të cilën varferia rritej dita ditës.

Publiku frëngjisht folës është njohur dy herë me veprën e Migjenit. Shtëpia botuese Seghers botoi per here te parë një përmbledhje poezish ne 1965, ndersa shtëpia botuese Fayard ne 1990 botoi një volum me 22 texte te përkthyera nga Jusuf Vrioni dhe të prezantuara nga Ismail Kadare me titullin : Kronikë nga një qytet i Veriut dhe të tjera proza.

Perkthime dhe texte te prezantuara nga Ermona dhe Mickael Wilmart :
- Një letër nga fshati, publikuar për herë të parë në revisten Iliria me 1 korrik 1934
- Refren nga qyteti im, publikuar për herë të parë në revistën Ilirai me 15 korrik 1934
- Fruti i ndaluar, publikuar për të parë në revistën Jeta dhe Kultura me 20 korrik 1935
- Ne kishë, publikuar për herë te parë në revistën Iliria me 7 dhjetor 1935
- Luli i vogël, publikuar për herë të parë në revistën Iliria me 18 janar 1936
- Të dhashtë Zoti, publikur për herë të parë në revistën Bota e Re me 15 maj 1936
- Programi i një reviste, publikuar për herë të parë me 16 qershor 1936
- Qershitë, publikuar për herë të parë në revistën Bota e Re me 15 korrik 1936.

Përkthimi i artikullit nga : Odeta Hoxha


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997952

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce