Albania

Në teatër : “Na, të birtë e shekullit të ri” nga Ridvan DIBRA

të merkurën 18 korrik 2012 Nga en

 

Pasi u dha në thuajse gjithë qytetet kryesore të Kosovës, “Na, të birtë e shekullit të ri” u shfaq më 15 dhe 16 qershor në Tiranë (Teatri Kombëtar) dhe në Shkodër (teatri “Migjeni”). Në të dyja shfaqjet suksesi qe i plotë. Gjithashtu, shfaqja gjeti jehonë edhe në media.

Aktorët e shfaqjes ishin Leonora Hasani (Gruaja) dhe Mirsad Ferhati (Burri), të dy nga Kosova.

 

Drama : Një çift në krizë marrëdhëniesh e identiteti

Drama tregon marrëdhënien e një çifti në krizë, që nuk mundet të plotësojë egoizmin vetjak për aq kohë sa në mes tyre të qëndrojë një plak i sëmurë, në koma prej 35 ditësh. Titulli i referohet një poeme të Migjenit ndërsa vazhdimi është një perifrazim për të birtë e një shekulli të ri që plakut ia ndërrojnë pleqninë me vdekjen e tij.

Personazhet nuk mbajnë emra. Burri në rol është një regjisor, bashkëshortja është studiuese e gjuhës shqipe dhe sidomos e krijimtarisë së Migjenit. Ata thërrin njëri tjetrit “darling” per burrin dhe "Chérie" per gruan dhe shfaqjen raporte të paqëndrueshme e cinike me vlerat, me të kaluarën e të tashmen.

“Na, të birtë e shekullit të ri” ka dy pamje: njëra ofron këtë rendje të shfrenuar të njeriut drejt pozitës në shoqëri që ju përshkruat, ndërsa tjetra pamjen e njeriut që mund ta rikthejë në jetë vetëm dashuria. Në shtrat qëndron një burrë i cili që të zgjohet kërkon t’i ofrojnë dashuri dhe përkujdesje, gjë që nuk ndodh asnjëherë. Lodhja dhe mosrealizimi i planeve dhe projekteve i shtyn njerëzit t’i harrojnë sakrificat e një brezi.

Mund ta quajmë teatri më i ri që është krijuar në trojet shqiptare. Dramë mbetet “pa fund”, vazhdimi dhe zgjidhja e së cilës i lihet spektatorit...

Autori : Ridvan Dibra

Ridvan Dibra (1959) ka mbaruar studimet e larta ne degën Gjuhë Letërsi në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër. Nga viti 1982 e deri në vitin 1987 ka qënë mësues i Gjuhës dhe Letërsise shqipe ne qytetin e Kukësit (ne veri të vendit). Nga viti 1988 e deri në vitin 1994 ka punuar si gazetar në Shkodër. Me pas ka qënë profesor i Letërsise Shqipe ne Universitetin e Shkodrës ku vazhdon të punojë dhe sot e kësaj dite.

 

Vëniet në skenë dhe çmimet

Puna e regjisori, Ben Apolloni, është vlerësuar në mënyrë të veçantë : sidomos kujdesi ndaj mizanskenave dhe zgjidhjet minimaliste në skenografi. Kështu, teatri Profesionist i Mitrovicës debutoi në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë me prodhimin e parë absolut në historinë e tij të re disamujore. “Na, të birtë e shekullit të ri” erdhi njëherë me vlerësimin në Konkursin e Dramës Shqipe “Katarina Josipi” në 2011.

Në Tiranë dhe nê Shkodër, publiku i shumtë në numër e priti ngrohtë shfaqjen dhe e duartrokiti gjatë. Mendim pozitiv patën edhe specialistët e teatrit e gazetarët e pranishëm. Mjafton të përmendim që menjëherë pas shfaqjes në Teatrin Kombëtar, trupës iu bë ftesë për pjesëmarrje në tri festivale kombëtare e mbarëkombëtare (Tiranë, Fier, Elbasan). Ndërsa autorit të dramës iu kërkua bashkëpunim nga dy regjisorë – Mihallaq Luarasi e Alma Hoti – për vënien në skenë të kësaj drame, por me aktorë të ndryshëm e një konceptim të ri.

Para shfaqjeve ne në Tiranë dhe në Shkodër ne qershorin,kjo pjesë është luajtur për herë të parë në Teatrin Profesional të Mitrovicës (Kosovë), një vit më parë, me regji te Ben Apollonit e me aktorët Mirsad Ferati e Leonora Hasani. Gjatë 2011 është luajtur ne Teatrin e Prishtinës dhe shumë teatro te tjerë te Kosovës.

Çmimi i tretë ne konkursin kombëtar « Katarina Josipi » Prishtinë, Kosovë, kjo pjesë është regjistruar në repertorin e Teatrit Kombëtar te Kosovës në vitin 2012 dhe do të botohet në një libër së bashku me fituesit e tjerë të konkursit 2011.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997985

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce