Albania

Nënë Tereza: Nje Ikonë ne panteonin e personaliteteve shqiptare

të merkurën 5 janar 2011 Nga E. Noygues

Shqipëria, Maqedonia, dhe Kosova kane celebruar ne gusht te 2010, 100 vjetorin e lindjes se Nënë Terezes. Politikanë dhe intelektule kanë pergezuar fitoren e besimtares që është tashme ikonë nationale ashtu siç është per shqiptarët dhe figura e Skenderbeut.

Ne 19 tetor 2003 ne sheshin San Pierre te Romës, mijera besimtare morën pjesë ne ceremoninë e shenjterimit te nënë Terezes, që ndërroi jetë ne 1997. Papa Gjon Pali i II përshendet dhe udhëheq ceremoninë kushtuar njerës prej misionareve më të rëndësishëm te shekullit XX. Për më shumë se 40 vjet, gruaja me trup të vogël po me zemer te madhe punoi pranë njerërve te varfër ne gjithë botën, dhe kryesisht ne Indi.

Pse lind tani ky interes kaq i madh per nënë Terezen? Ajo shpesh prezantohej si indiane ndërkohe që origjina e saj shqiptare është mbajtur e fshehur për një periudhe shumë të gjatë.

Cilat vlera te ketyre tre vendeve i gjejme te mishëruara tek Nënë Tereza? mund të flasim për konkurence mes ketyre vendeve për sa i përket figurës Nënë Terezes ?

Si ta kuptojme fenomenin kulturor, homazhet dhe gjithë iniciativat që janë marrë ne kujtim dhe nderim të kesaj figure duke nenvizuar origjinen e saj ?

Trashegimia që lë Nënë Tereza ne vendet shqip folese

Nënë Tereza është e mirënjohur në të gjithë botën dhe me rastin e 100 vjetorit të lindjes (2010) autoritet shqiptare, maqedonase, kosovare si dhe autoritet indiane shumëfishuan aktivitetet simbolike ne lidhje me shenjterimin e figurës se saj. Programme televizive, shkrime artikujsh, veprash si dhe programme kulturore, si dhe shumë aktivitete te tjera iu kushtuan Nënë Terezes, në një mënyre apo në një tjetër të gjithë nënvizonin dhe gëzonin per origjinën e saj.

Kështu për shëmbull ne 2001, aeroporti i Tiranës në Shqiperi mori emrin "Aeroporti Nënë Tereza », në Kosove e kishin nderuar me titullin Qytetare Nderi që në 1999, ndërsa ne 2008 shtëpia e saj e lindjes ne Shkup te Maqedonise kthehet në Muze. Pse autoritetet shqiptare indentifikohen tek figura e Nënë Terezes?

Personalitet i njohur botërisht sidomos që nga 1999, momenti i marrjes se çmimit Nobel për paqe. Themeluesja e urdhërit te Misionareve te Kalkutes ne Indi gëzon nderim të thellë në të gjithë botën dhe tashmë flitet shume per origjinën e saj ne tre vendet e permendura me sipër.

Nën Tereza, Gonxhe Bojaxhi,¨ka lindur ne 26 août 1910 ne Shkup, Maqedoni. Prindët e saj kanë lindur ne Kosove dhe trupat e motrës dhe nënës prehen ne varrezat e Tiranës. Ne 1928, Gonxhja e re hyn ne urdhrin e motrave te Notre Dame de Lorette, në Irlande. Ne 1946 ajo dëgjon « thirrjen e thirrjes » dhe vendos ti përkushtohet më të varfërve. Me 7 tetor 1950 formon urdhrin e Misionarëve de Charité ne Indi. Ne 1997 ndërron jetë ne Kalkuta, ku dhe kishte vendosur të prehej. Ne 2003, Papa Gjon Pali i II vendos te beatifikoje figurën e Nënë Terezes.

Nje personalitet i veçante

Me 2 dhjetor, në një mbrëmje të organizuar nga Shoqata Albania, Zoti Kullashi na kujton që Nënë Tereza përgjate gjithë jetës saj ka patur një mendim shumë të thellë mbi besimin ndaj Zotit. Publikimet e fundit te letrave të saj dëshmojne qarte për mendimet dhe dyshimet në lidhje me ekzistencen e Zotit.

Gjatë gjithë jetës ajo e ka treguar mirësine e saj duke qëne gjithmonë në ndihme të tjetrit. Filozofi Descartes, shumë kohe para Nënë Terezes ka shkruar " kur njeriu bën pyetje mbi ekzistencën e Zotit e vetmja siguri qe ka ështe dyshimi ‘’. Si konkluzion është vetë njeriu që deshmon për ekzistencen e Zotit me anë te ndjenjave dhe ideve të tij. Pasuria shpirterore e Nënë Terezes është ndriçuar nga dyshimi që e ka shoqëruar gjithë jetën.

Ambasadori i Kosoves na kujton që motra shqiptare është pjesë e traditës së pasur në priftërinj katolik shqiptare. Eshtë per tu nënvizuar dhe permendur roli i shkollave katolike në Shqiperi ashtu si dhe roli i rëndësishem i prifterinjte katolik në letërsine shqiptare.

Themeluesi i Kishës Ortodoxe, Fan Noli është një figurat më të nderuara për të gjithë shqiptarët të çfaredo besimi qofshin. Ai është një figurat me të njohura të letërsisë shqipe, veprat e tij studiohen në të gjitha shkollat si në Shqiperi ashtu dhe në Kosove. Eshtë nga të parët dhe më të miret përkthyes të veprave të Shekpsirit si dhe të veprave të filozofit perse, Omar Kajam. F. Noli me veprën e tij i drejtoi bashkohësit drejt gjithësise ashtu siç bëri dhe Nënë Tereza.

Redaktuar nga ©Evelyne Noygues, 2011 - Përkthyer nga : Odeta Hoxha

Fotos : Gérard Alba dhe EN


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997572

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce