Albania

Paris : bashkëbisedim me Ardian PACI ekspozuar te muzeu "Jeu de Paume"

Nga 26 shkurt deri më 12 maj - Adresa : 1 place de la Concorde 75008 PARIS

të dielën 3 mars 2013 Nga E. Noygues

Marta Gili, drejtoreshë e "Jeu de Paume" dhe Marie Fraser kanë organizuar se bashku me artistin ekspozitën "Vies en transit - Jetë në tranzit" prodhuar nga Jeu de Paume dhe Musée de l’art contemporain (Muzeu i Artit Bashkohor) i Montralit (Kanada).

Në një bisedë me Adrian Pacin, ato daun të dinë mbi lloigjikën poetike personale që frumëzon krijimet artistike të tijë.

 

Marta Gili

- Më kujtohet se krijimi i juaj i parë që kam shikuar ka qenë videoja Albanian Stories, ku vajza jote tregon një histori me kafshë, luftë dhe mërgim. Besoj se ky takim tepër intim midis tu, fëmijës tend, dhe spectatorit përshkruan kaq mirë mënyrën se si një monment personal mund të bëhet një çështje universale.

Nga Albanian Stories deri tek pjesa e fundit e jotja, The Column, kam përshtypjen se transfomimi poetik mbetet themel i projektit tënd, edhe pse, në rastin e fundit, tensioni shkon nga globalja tek e vçanta duke krijuar një lloj parodie kthimi. Mund të n’a flasësh për idenë e kthimit në truallin tënd, në lidhje me The Column në veçanti dhe punën tënde në përgjithësi ?

Adrian Paci

- Po, "Albanian Stories" ka qënë videoja ime e parë dhe një moment vendimëtar për punën time sepse është aty ku ndalova të jem një artist që krijon forma dhe figura (në atë kohë, bëja një lloj pikture abstakte) dhe të bëhem një artist i cili hap sytë dhe bëhet një dëshmitar i asaj që ai ka takuar dhe zbuluar potencialin e madh. Në fillim, është afërsia, intimiteti dhe veçantia e një takimi me një lëndë që, më pas, hapet në dimensione që mbikalojnë lëndën vetë. Unë si artist duhet të ndirçoj mundësitë e kësaj lënde por duke mos e detyruar atë.

Gjithashtu The Column, projekt i ri mbi të cilin punoj aktualisht, frumëzohet nga një histori që m’a ka treguar një mik i cili ka një restorant, ai kishte nevojë të bënte një skulptur në mermer për kështjellën që ai po restauronte. Dikush i tha se mund të kërkontë në Kinë sepse atje kanë mermer të mirë, mjeshtër të mirë, krahu i punës është i lirë dhe se janë të shpejtë për arye se puna kryhet në anije, gjatë transportit të mermerit.

Për mua kjo ishte e jashtëzakinshme. M’u duk kaq e çuditshme, e llahtarshme dhe e merkulluesh në të njëjtën kohë, diçka mitologjike por dhe në të njëjtën kohë diçka që i përputhet lloghikës kapitaliste të përfitimit : një evidencë e vërtetë midis kohës se prodhimit dhe asaj të transportit. Fillova të verifikij ekzistencën e këtij lloj transportit . Dhe zbulove se me të vertetë ai ekziston, "anija uzinë" që gjatë transportit transformon lëndën e parë në sende komerciale. Por nuk arrita të mësoj se a fabrikojnë këto "anije uzinë" gjatë transportit skulptura mermeri.

Marta Gili

- Gjatë kësaj kohe, figura e një skulpture në mermer që merr formë në mes të detit filloj të vizatohet qartë në mendjen time dhe vendosa te veproj. Në këto momente, një bollk mermeri ka dalë nga gurorja dhë ështe duke u transformuar në një kollonë, duke u gdhendur në një anije në mes të oqeanit nga një group prej pesë artistësh kinezë.

Në ndryshim me "Albanian Stories", në këtë projekt ka bashkëjetesë midis konfliktuales dhe të mrekullueshmes, midis të së vertetës dhe përrallës . Në të dy rastet, tregimi ka një strukturë, kronika e fakteve të verteta përzihet me legjendën dhe përrallat. Sigurisht, ajo që më ka stimuluar, midis të tjerash, për The Column, është prodhimi i një kollone perëndimore klasike nga një grup punëtorësh aziatik të cilët kanë marrë rrugën drjet Evropës.

Adrian Paci

- Ashtu siç e the dhe ti, nga njëra anë për kollonën është një kthim "në shtëpi". Le të ndalemi pak mbi idenë e kthimit në shtëpi në vepren time, mund të them se nuk është aspak në pyetje nostalgjia për shtëpinë ku kam lindur ose familjen. Po t’i kthehemi … "tematikës" se punës time : "kthimi në shtëpi" apo "streha" a bëjnë pjesë këto në temat e mia ? Me të vërtetë se po, dy nga veprat e mia janë qartësisht titulluar "Home to Go" dhe "Back Home".

Por vatra e juaj, ashtu siç e thashë, nuk është vetëm shtëpia, çatija, familja ; është ghithashtu një gjendje stabiliteti, lidhjesh, ndjenjash dhe identifikimi në diçka. Për mua kthimi në vatër nuk ngre pyetje lidhur me imigracion, por një pyetje më të thellë një luftë për të gjetur stabilitetin e humbur. Në situatë transformimi dhe ndryshimi të plot, ne na duhet të përpilojmë strategji për të mbijetuar vazhduar, ideja e kthimit në vatër bën pjesë. Por, nga një këndvështrim më të gjër, mund të them se kthimi në vatër është diçka që n’a mungon gjithmonë. Ndoshta eksperienca e emigracionit i jep kësaj pyetje ekzistenciale një formë më konkrete, dhe figura e emigrantit mund të shihet si një shembull i vërtetë i një situate më universale.

Marta Gili

- Ceremonitë dhe ritet janë shpesh present në punën tënde. Më vjen pyetja, për ty, a nuk janë ato të lidhura, nga afër apo nga larg, me idenë e mbijetesës apo të largimit të frikës, kolektive apo individuale. Një nga videot e tua të fundit, The Encounter, është ndoshta një shembull i mirë, par gjithashtu për Speculum apo Last Gestures.

Adrian Paci

- Le të themi se ritet janë një lloj shenje kalimi nga një gjendje në një tjetër duke krijuar një moment ëndërrues i cili na ndihmon t’i bëjmë ballë realitetit të vështirë. Riti ka një aspekt kolektf, por që i drjetohet individid. Ai është i lidhur me tradicionin, por shoqëron momentet e një ndryshimi të thell dhe të rinlidjes. Sigurisht, shoqëria bashkohore nuk ka të njëjtin interes për ritet. Kapitalismi ka për qëllim të n’a tregojë se i vetmi rit i mundshëm sot është konsumimi. Ritualet më interesojnë, dhe shihet në punën time, por mënyra e veprimit tim krijon débat. Si artist, nuk mund të prodhojmë rite, mund vetëm të riaktivizojmë momente ose ndryshojmë pikvështrim me anë të xhesteve që na japin një tjetër perspektivë të riteve që n’a janë familiare.

Marie Fraser

- Veprimi jot ështe pak a shumë kompleks : nga njëra anë, ti dukesh se ndjen një interes pothuajse nostalgjik për ritualen si një eksperiencë kolektive e skaduar (në kritikën e kultit të konsumacionit, përshembull) ; nga ana tjetër ti ke një pikëpamje kritike të idesë se rituales përmes vullnetit tënd për t’a ngritur në débat.

Adrian Paci

- Ke të drejtë, ky dualitet strukturon veprën time. Por ndoshta në vend të "nostalgjisë" dhe "kritikës", do të kisha dëshirë të flisja për dashuri dhe distancë. Ndjehem i impenjuar në subjektet mbi të cilat punoj, por ky impenjim nuk ka vetëm për qëllim të tregojë afërsin midis tyre dhe mua. E përdor këtë afërsi për të hyrë në "palat" e fshehura të subjekteve të mia, shpeshherë ato njoftohen me anë të tensioneve që krijojnë një lloj vibracioni dhe hapin një lloj dimensioni të pa parashikuar dhe më të gjër. Për të gjetur këto zgavra dhe tensione, duhet të kombinosh dashurinë tënde me distancën që të jep gjatësia e zhvillimit të një pike.

Kjo kritikë nuk është kurrë cinike ajo nuk është as dhe një pikpamje e përshtatshme për shikuesin e jashtëm, të cilit pamja i është shtrembëruar, gjë që ai e pranon. Ashtu siç dhe e thashë në fillim, bëhet fjalë për një loll marrje në pyetje i cili rrjedh nga kontradikcioni i realitetit për të cilin kam një ndjenjë përkatësie dhe dashurie.

* Biseda e mësipërme është pjesë e tekstit të Marta Gili dhe Marie Fraser "Entretien avec Adrian Paci - Bisedë me Adrian Pacin", in katalogu i ekspozitës Transit, edicion i përbashkët me Mousse Publishin, Musée de l’Art Contemporein i Montreal dhe Jeu de paume (faqe 36 deri 40).

Përkthim : VD

Lexoni edhe te siti :
- Adrian PACI : ekspozita "Lives in Transit" në Paris - 26 Shkurt-12 Maj


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 983332

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce