Albania

Pasdite letrare : shkrimtar Arbër AHMETAJ i ftuar ne Bruksel

të enjtën 2 maj 2013 Nga en

Shoqata Akademia Shqiptare në Sion të Zvicrës në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese « Skanderbegbooks » nga Tirana, organizojnë një pasdite letrare me shkrimtarin Arbër Ahmetaj. Mbrëmja do të mbahet në lokalet e Tipico Club, Chaussée de Mons 26, 1070 Anderlecht, Bruksel nga ora 17 deri në orën 19 të premten 10 maj 2013.

Organizatorët i janë mirënjohës Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel për përkrahjen e saj pa rezerva për këtë aktivitet kulturor. Pas takimit, organizatorët japin një koktej për të pranishmit.

Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar në Farmaci nga Universiteti i Tiranës dhe i Gjenevës, ai që nga viti 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve në vitet 1991-1993 punon si redaktor në gazetat "Balli i Kombit”, "Kosova" e më pas, gazetarë në TVSH, Departamenti i Informacionit.

Në vitin 1993 i bashkohet stafit të MPJ-së. Ndërkohë specializohet për diplomaci në Oksford, Washington, Gjenevë dhe në Maltë. Pas postesh të ndryshme brenda MPJ-së në Tiranë, emërohet Sekretarë i Parë i Ambasadës shqiptare në Bukuresht. Në shtator të vitit 1997 jep dorëheqje dhe vendoset në Zvicër, ku ka bashkëpunuar me gazetën “Bota Sot”. Punon si farmacist në Sion, Zvicër.

Botimet

- 1. "Flet hyrje për në varr” roman, “Dardania” Tiranë 1993
- 2. “Shqipëria -trishtimi im” sprove, “Koha”, Tiranë 1999
- 3. “Kështu foli Tahir Zemaj” (bashkautor Sefedin Krasniqi) “Mergimi ab”, Prishtinë 2000
- 4. "Kështu foli Tahir Zemaj” (bashkauator S.K.) pjesa e dytë “Mergimi ab”, Prishtinë 2001
- 5. “Riva H.” tregime, “Mergimi ab” Tiranë 2003
- 6. “Rugova: Modeli i tij politik”, sprove, “Mergimi ab” Tiranë-Prishtinë 2006
- 7. “Më mori malli e dashur”, poezi shqip-frëngjsiht “Mergimi ab” Tiranë 2010
- 8. “Metafora e arratisur”, poezi, bashkautor “Mergimi ab” Tiranë
- 9. “Dhjetor 90: Mbaj mend”. (bashkautor) Kujtime e refleksione Tiranë 2011
- 10. “Varri i Braktisur” roman, “Skanderbeg books” Tiranë 2011

Në gjuhë të huaja :

- 11. “Le chameau dans la neige”. (bashkautor) tregime, Ed. “d’En Bas” Lozane 2007
- 12. “La ville des écrivains figés”. Roman, Ed. “Mon Petit Editeur”, Paris 2011
- 13. “Riva H.” tregime në rumanisht, Ed. “Privirea” Bukuresht 2011

Ka përkthyer :

- 14. "Dashuritë Gazmore" Milan Kundera përk. nga anglishtja “Koha” Tiranë 1999
- 15. "Majtas jo djathtas“; "Dr.Artan Fuga, përk.nga frëngjishtja “Ora” Tiranë 2002.

Mbi prozën e Arbër Ahmetajt kanë thënë

Romani eshtë i errët, ose me dritë të kursyer, por si në disa piktura të Rembrandit, drita është përdorur për të vënë në spikame detaje, aspekte apo karaktere të neglizhuara nga shumica e artistëve bashkëkohës.

Besnik Mustafaj, shkrimtar

Autori nuk ndjek asnjë model, vepra ndërtohet më tepër si revoltë ndaj modeleve të mëparshme, duke rikuperuar rrëfimin si dhe duke krijuar një tip të ri fiksioni, në të cilin ndërhyn fuqishëm autofiksioni. Rishfaqet kështusoj ironia epike, parabola, parafraza, makabrja, satirikja, grotesku.

Dr. Luan Topçiu, kritik

Forca e përshkrimit psikoanalitik na zhyt në një existencë të mbyllur, ku fantazmat marrin formë, falë fuqisë së fjalëve, në bukurinë e errët të një shkrimi tronditës.

Marie-Rose Genaud, Studiuese e letërsisë, Zvicër


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 996487

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce