Albania

Piktuara : Shpresa BEQIRI dhe Deti ADEMI, ne dt 23 & 24 mars

të premtën 7 mars 2014 Nga en

Ekspozojne 2 piktore Shqiptare

Vernisazh me dt 23 ne oren 6 mbasdite

26 place Denfert Rochereau - Paris

Shpresa BEQIRI

« Shpresa Beqiri eshte nje nga individualitetet me te spikatura te piktures shqiptare. Ndonese arti i saj ka nje gjendje ne dukje naïve e simboliste, ne fakt nuk eshte modernist dhe bazohet ne pikturen e kultivuar e artin dekorativ shqiptar » , shkruan piktori dhe kritiku i mirenjohur i artit Llambi Blido. Nje nder motivet me te preferuara ne aktivitetin e kesaj piktoreje durrsake eshte femra me tere kompleksiteti te saj. Ne universin piktorik te Shpreses shpesh femrat jane te zhveshura dhe jo rastesisht ajo eshte cilesuar si poeteshe e Eves. Por do te gabonim po ta perkufizonimm ate poete te erotizmit (qe megjithate nuk mungon ne artin e saj ).

Shpresa Beqiri e perdor nuditetin si nje mjet te fuqishem simbolik qe shtrihet deri ne temen patriotike cka eshte nje nga dashurite e medha te Beqirit. Shpresa Beiqiri ushtron nje aktivitet te gjere e te shumanshem. Nga viti 1971, kur u angazhua per here te pare ne nje Ekspozite Kombetare ne Galerine e Arteve ne Tirane, ajo ka qene e pranishme ne dhjetra aktivitete te tilla artistike, kolektive e personale, ne Shqiperi, Itali, France, Spanje dhe ShBA. Pervec shteteve te sapopermendura punet e saje jane pjese e koleksioneve private edhe ne Zvicer, Hongkong etj.

Veprimtaria e Shpresa Beqirit shtrihet edhe ne fushen e pedagogjise. Pervec se autore e disa programeve mesimore, ajo eshte nje edukatore e talentuar prej me se kater dekadash dhe nxenesit e saj jane fitues te disa cmimeve nderkombetare ne Europe e deri Japoni.

Deti ADEMI

Deti Ademi, moter e piktores Shpresa Beqiri, ndonese kurdohere presente ne mjediset artistike, e nisi rrugen e krijimtarise vetem 8 vjet me pare ne Cikago ku jeton prej 13 vjetesh.

Teresisht autodidakte ne fillimet e saj, ajo u be e njohur nepermjet nje ekspozite personale ne Durres. Punet ishin realizuar ne laps por ky fakt nuk i pengoi njohesit e piktures te shihnim shume me tej; shihej ne punet e Detit nje lloj profesionalizmi intuitiv qe me teper se sa mesohet ne auditore, buron se brendeshmi ose eshte shprehje e nje vezhgimi dhe akumulimi shumevjecar.

Ishte megjithate nje pune e vetme ne vaj ne kete ekspozite, e para ne kete teknike per Detin. Dhe per njohesit e artit ajo fliste shume. Ai peisazh nga nje dite e kallkante e Cikagos, duke perifrazuar Azis Nesinin, ishte si ajo goteza e degustimit qe na ndihmon te cmojme veren pa patur nevoje te pijme tere fucine. Deti ndoqi perkohesisht degen e piktures ne kolegjin Harri Truman te Cikagos nen drejtimin e piktorit meksikano-amerikan C. Garcia.

Nje ndihme unike qene diskutimet dhe udhezimet qe e motra Shpresa dhe bashkeshorti i saj, piktori i mirenjohur Nikolet Vasia i jepnin nepermjet Skype ndersa ajo punonte intensivisht. Megjithate frymezimi dhe shtytja me e madhe per Detin per te vazhduar me me force ne rrugen e veshtire te piktures ishte nje ekspozite me vepra te Van Gogut e Pol Gogenit qe u hap ne Institutin e Arteve ne Cikago.

Deti Ademi hapi nje ekspozite tjeter personale ne Muzeun Historik ne Tirane teresisht me pune ne vaj. Ne natyrat e qeta, peisazhet, portretet dhe kompozimet shquhej lirshmerija dhe guximi me te cilen ajo kishte vendosur ngjyrat ne kanavace; dallohej mirefilli profesionalizmi dhe te qendruarit larg cdo komercializmi. Nder te tjera, ajo cka kritiket arriten te veconin, ishte potenca koloristike, nje element ky krejt natyral dhe qe e bashkon ate me te motren Shpresen.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997952

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce