Albania

PriFest - Festivali i Filmit Prishtinë erdhi në Tiranë

Nga Harabel kontemporari Art | 26 korrik 2018 | 20:30 | Tiranë

të martën 28 gusht 2018

Harabel vijon bashkëpunimin me festivale të filmit në Kosovë, për të sjellë në Tiranë copëza prej programeve të tyre. PriFest - Festivali i Filmit Prishtinë, sot një ndër festivalet më të rëndësishëm të filmit në Kosovë, më 26 korrik, ora 20:30 te Reja do të sjellë filmat fitues të edicionit të dhjetë të tij.

Do të shfaqim 2 filma me metrazh të shkurtër: filmin fitues të programit me metrazh të mesëm "Eclair" (Maqedoni) dhe filmin fitues të programit studentor "Dielli" (Kosovë). Më pas do të jemi në bashkëbisedim me themeluesen dhe drejtuesen e PriFest-it Vjosa Berisha.

PriFest është një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme në industrinë e filmit në Kosovë. Ky festival filmi u shfaq si një nevojë për të risjellë dhe për të ndërtuar kulturën e kinemasë që pati humbur përgjatë viteve të shtypjes dhe luftës.

PriFest është një mundësi për regjisorët e rinj nga Kosova, të cilët për shkak të regjimit të vizave janë tepër të kufizuar për të udhëtuar lirisht në Europë dhe gjetkë. PriFest i ndihmon ata të takojnë regjisorët e filmave dhe ekspertët nga rajoni dhe Europa dhe rrit mundësitë për të bashkëpunuar dhe bashkëprodhuar filmat e tyre.

Çdo vit, programi i festivalit të filmit PriFest u ofron shikuesve filmat më të rinj nga Europa, Ballkani dhe bota, me programe të veçanta shtesë që bëjnë të njohura të drejtat e njeriut, tolerancën dhe pranimin për grupet e margjinalizuara të shoqërisë.

PriFest është festivali i vetëm në Ballkan që ka një program të veçantë me filma që trajtojnë tema mbi bashkësinë LGBT, program i cili është kryer në bashkëpunim me Outfest në Los Anxhelos. Përveç filmave, festivali ka një platformë shumë të mirë të zhvillimit rajonal që ofron trajnime, leksione, seminare frymëzuese nga të ftuarit e shquar dhe mundësi të tjera për regjisorët e filmave nga Kosova dhe vendet fqinje.

Slogani i festivalit është: Miqësia. Përgjithmonë.

Hyrja është e lirë.

Adresa e Resë: Bulevardi Dëshmorët e Kombit 4, Tiranë, Albania


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 955034

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce