Albania

Romani « Shënimet e Nikollë Kazazit » të autorit Jusuf Buxhovi

të shtunën 19 shkurt 2011 Nga en

Botimet l’Harmattan organizuan me 29 nentor 2010 në teatrin Lucenaire në Paris prezantimin e romanit « Shënimet e Nikollë Kazazit » të autorit Jusuf Buxhovi, perkthyer në frengjsisht nga Odette Marquet me titullin « Kush i bën ballë mortajës i reziston dhe djallit ».

I pershkruar nga një frymë epike ky roman tingëllon shumë aktual. Ai është pjesë e letërsine ndërkombetare përsa i perket vlerave që përçon, vlera të tilla si toleranca, mirësia dhe qëndresa intelektuale.

Debati i drejtua nga Ardian Marashi, profesor në INALCO-Paris. Të ftuar ne këtë ishin:
- Alexandre Zoto, profesor émérite i shquar të Universitetit të Saint- Etienne (France)
- Odette Marquet, përkthyese romanit
- Sanije Bjaraktari, atashe kulturor e Ambasades Kosoves në Paris
- Michel Riviere, gazetar në France TV

Të ftuar të nderit :
- Ambasadori i Kosoves, Muhamedin Kullashi
- Ambasadori i Shqipërise, Ylljet Aliçka

Gjithashtu në këtë takim i pranishëm ishte dhe autori, i cili mori pjesë në debatin me publiku si dhe bëri dedikime të librit për pjesëmarresit.

Letërsia shqiptare : ose si të luftohet kundër steriotipeve

Gjatë ketij takimi, Alexandre Zoto shtron pyetjen se cfarë veçantie mund ti sjellë letersia shqiptare letersisë franceze. Per zotin Zoto, profesor dhe njohës i thelle i gjuhës shqipe letërsia në radhë te parë shpreh bukurinë gjuhës. Për A. Zoton, gjuha shqipe është një gjuhë me temperament shumë e pasur dhe ajo mbart një force të veçantë.

Për kulturën franceze, letërsia shqiptare është një hapje drejt veprave të ndryshme të perkthyera në të gjithë botën. Kjo letersi nuk është një letersi krahinore me gjithë se karakterizohet nga elemente ballkanike. Per A. Zoto, kjo letersi ka padyshim një shtresë iliriane, në të cilën gjenden influencat otomane të pesë shekujve. Kjo letërsi është gjithashtu e pasur nga kontakte me gjuhet latine, romane, greke, otamane, e mund te themi dhe franceze.

Letërsia shqipatre për A. Zoton prezenton nje veçanti të madhe dhe përvoje domethënëse, ku permblidhet mendimi dhe kontakti drejt për drejt me jetën. Pyetjes Marashit se për sa letêrsi behet flalë, profesori A. Zoto i pergjigjet që për të ka vetëm « një letërsi » megjithëse autorët janë të shpërndare ne vende të ndryshme (Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Greqi, etj). Të gjithë shkrimtarët shkruajnë në një gjuhë të unifikuar e cila nuk ndalon aspak nuancat krahinore. Kështu ekziston një bazë e perbashkët, frut i një gjuhe të unifikuar.

Shkrimtari Jusuf Buxhovi : nje njeri i « revoltuar » që ngrihet ?

Sanije Bajraktari na shpjegon që Jusuf Buxhovi është një intelektual i njohur prej kohësh në Kosovë. Ka qënë gazetar për « Rinlindja », media e vetme në gjuhën shqipe që ekzistonte në kohën e Jugosllavise. Më pas ka qënë korrespondent në Bonn ku shkruante artikuj te dokumentuar në një epokë të karakterizuar nga çensura komuniste.

J. Buxhovi është shkrimtar i njohur gjithashtu. Ka publikuar më shumë se njëzet vepra ndër të cilat dhjetë romane u publikuan persëri kohët e fundit në Prishtinë. Romani i parë « Shënimet e Nikollë Kazazit » pati sukses të madh që në botimin e parë në vitin 1980. Më vonë u vu në skenë nga Agim Sante me titullin « Rrënja e madhe » ku trajtohet e kaluara, origjina.

Ai është gjithashtu autor i shkrimeve historike, dokumentare, që shkonin ndesh me mësimet e shkollave Jugosllave, të cilat dhe sot kanë këndvështrim që vjen nga trashëgimia komuniste.

Në kohën e publikimit të librit (1982), Odette Marquet, gjendej në Prishtinë prej shumë vjetësh. Romani pati shumë sukses për faktin se i bente johonë situatën aktuale të vendit. Manifestimet e para të studenteve mars të 1981 u shtypën me agresivitet dhe me shumë dhunë.

Ne 1982 u ndalua të këndohej shqip në banketet e dasmave shqiptare. Në romanin e Buxhovit, kënga zë një vënd të vëçantë, ajo është element qëndrese që në kapitullin e parë : malësori që nuk tregon emrin e rapsodit dënohet me varje në fund të romanit dhe Selami, poeti dhe bufoni përfundon i dënuar me varje gjithashtu.

« Rapsodet në fakt nuk janë vetëm interpretues, por janë dhe kompozitorë ; me këngën e tyre ata përpiqen të transmetojnë diçka nga vetja dhe nga epoka në të cilën jetojnë. Çdo rrjesht mbart vrull/ hov lirie. Ata janë te frymezyar nga kurajo, heroizmi dhe shpirti luftarak. »

Për perkthyesen, romani është një udhëtim që përshkon historinë e Shqipërise, një histori dramatike që përsëritet, pushtime, luftra për mbrojtje dhe qëndrese ndaj pushtuesve, eksode, emigrim, etj.

Përshtypje të thellë i ka bërë(lënë mbresë të madhe) përkthyeses forca dhe energjia që kanë shqiptaret, një force e tillë që ka mundësuar vazhdimësine dhe ruajtjen e identitetit kombëtar përgjatë gjithë historisë.

Romani është i ndërtuar/hartuar me frymë tolerance për sa i perket besimit fetar, karakteristike kjo e popullit shqiptar. Për shqiptarët mbi të gjitha është shqiptaria dhe jo perkatësia fetare.

Gazetari dhe cineasti, Michel Rivière, e vendos romanin në kontekstin e viteve 80, ku një rol të rëndësishem për paqe dhe tolerance ka luajtur Ibrahim Rugova (Gandi i Ballkanit) simbol i vullnetit për liri dhe autonomie.

Siç e nënvizon dhe Ardjan Marashi, personazhi i Nikolle Kazazit i ben jehonë rapsodit tek “Dosja H” roman i I. Kadares që ka pasuruar kulturën franceze me fakte nga historia shqiptare.

Historikisht kultura shqiptare ka qënë gjithmonë e tërhequr nga kultura franceze si dhe nga kulturat të europes perendimore, për shembull romani i parë shqiptar i Vasko Pashës është botuar në frengjisht. Intelktualet shqiptare ka qënë të lidhur me kulturen franceze shumë kohë para Luftës parë botërore, kjo lidhje ka vazhduar gjatë gjithë kohës deri në konfliktin e fundit në Kosove. Ibrahim Rugova i formuar nga ana politike në France është njê nga intelektualet dhe politikanet më të shquar të kohës tonë.

Bisedë me autorin : toleranca, një zgjidhje thelbesore

Pyetjes A.Marashi nëse Buxhovi ndjehet historian që shkruan mirë apo shkrimtar që trajton tema historike, shkrimtari i pergjigjet që me gjithë aperpjekjet s’ka qënë asnjë herë e mundur ti largohet historisë tragjike të ballkanit. Historia është thelbesore në evoluimin e gadishullit. Për të lufuar klishet/ stereotipet popullit shqiptar i është dashur të shprehë gjithmonë pikepamjet e tij përsa i perket historisë, shpesh shprehej për të shpëtuar nga rreziku. Buxhovi nënvizon faktin që në një farë mënyre historianët dhe intelektualet kanë ushqyer urrejtjen ndaj popujve. Shkrimtarëve shqiptarë u është dashur të plotesojnë defiçitin e lëne nga polikanët.

Jusuf Buxhovi nënvizon qendresen paqësore të intelektualeve militant. Me iniciativën e Rugoves kjo qendresë lindi në momentet më të errëta të historisë bashkohore.

Kultura franceze dhe gjermane ka luajtur nje rol te rendësishëm në formimin e intelektualeve shqip foles : gjermanet kanë kontribuar në fushën politike dhe historike, ndërsa francezet kanë kontribuar në fushën letrare. Marashi perfundon bisedën duke theksuar që vepra e Jusuf Buxhevit dëshmon për jetëgjatesi për vete faktin se libri botohet sot në një gjuhe tjetër, 30 vjet pas publikimit të pare në gjuhën shqipe .

Artikulli u hartua nga Evelyne Noygues©2010 - Përkthyer nga Odeta Hoxha©2010.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997572

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce