Albania

Sopranoja Blerta Zhegu sjell "Un air de Paris” në Tiranë

Universiteti i Arteve, Tiranë, 19 tetor 2017 ora 19:00

të premtën 13 tetor 2017 Nga en

Koncerti “Un air de Paris” të luajtur nga sopranoja shqiptare Blerta Zhegu, e shoqëruar në piano nga artisti francez Frédéric Isoletta, do të zhvillohet gjatë mbrëmjes së 3-të të edicionit të XI-të të Festivalit “Les Rencontres Musicales des Deux Mondes” më 19 tetor ora 19:00 në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Ky koncert ka per qëllim promovimin e artistëve francezë dhe shqiptarë, si dhe të kulturës franceze në Shqipëri dhe krijimin e urave lidhese mes artisteve te dy vendeve.

Blerta Zhegu dhe Frederic Isoletta sjellin "Un air de Paris” në Tiranë. Koncerti “Un air de Paris” do të zhvillohet gjatë mbrëmjes së 3-të të edicionit të XI-të të Festivalit “Takimet Muzikore te Dy Boteve” më 19 tetor ora 19:00 në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Pas nates greke dhe asaj shkodrane vjen nata franceze, koncerti i tretë “Un air de Paris” ne partneritet me Aleancen franceze në Tirane do te sjelle nje copez Parisi ne Tirane.

Kjo fale sopranos Blerta Zhegu, nje yll ne ngjitje ne skenat franceze dhe Frederic Isoletta, pianist e organist, me nje karriere te dendur ne skenat franceze e evropiane, pjesemarres ne shume festivale si ai i Aix en Proncence etj. Repertori i tyre permban ariet me te famshme te kompozitoreve franceze.

Nga nevoja ose pasioni, Franca ka tërhequr gjithmonë kompozitorë, më së shumti gjatë shekullit të XIX-të. Ashtu si Liszt kur u vendos në Paris dhe i dha zë vargjeve të Victor Hugo-së ose italianit Donizetti dhe veprës së tij të famshme “La fille du régiment”, duke rivalizuar operën e madhe franceze, atë Bizet-së dhe Massenet-it. Akoma më intime dhe delikate, Melodia pushton sallonin e madh me Fauré-në, Ravel-in dhe Debussy-në. Më pas edhe kompozitorët francezë u frymëzuan gjetkë : nga Toskana, Greqia, sikur të ish një lojë pasqyrash.

Në program do te jene ariet më të bukura të operas së kompozitorëve francezë :

- Air de Marie "La fille du régiment” G. Donizetti
- Air de Anne Trulove "The rake’s progress" I. Stravinkij
- Scriabin Nocturne op.9 n2
- "Je veux vivre "Roméo et Juliette" C. Gounod
- Air de Manon "Manon" J. Massenet
- "Jardins sur la pluie" C. Debussy
- Nuit d’étoiles" C. Debussy
- "Clair de lune" G. Fauré
- "5 Mélodies grecques" M.Ravel

Blerta ZHEGU

E lindur ne Tirane, Blerta Zhegu nis studimet e kantos ne vendlindjen e saj, e ndjekur nga Nina Mula.

Me pas perfeksionohet ne Konservatorin C. Monteverdi te Bolzano-s (Italie) dhe ne Konservatorin D. Milhaud te Aix en Provence-s (France) me rezultatin maksimal. Gjate ketyre viteve, ajo kompleton formimin e saj me M. Nathaniel Brodsky (solist i Opéra-s se Chicago-s dhe Metropolitain). Paralelisht ajo ndjek Masterclass-e te ndryshme me artiste si: Inva Mula, Leo Nucci, Renato Bruson, Luciana Serra, Yvonne Minton, Enzo Tel,Sophie Koch, José Van Dam e kohet e fundit me Elda Laro e Ermonela Jaho.

Karriera e saj profesionale fillon ne Itali me rolet: Lucy (The Telephone i G. Menotti) ne Teatrin e Bolzanos, Lucy « Opera per tre groshe" K.Weill ne Teatrot e Livorno-s, Pisa-s, Lucca-s. dhe me nje sere koncertesh ne Sienna, Vicenza, Rovigo, Bolzano, etj

Ne Shqiperi angazhohet me pas ne disa produksione dhe koncerte ne Teatrin e Operas dhe Baletit te Tiranes si: Adina "Elisir d’amore", "Carmina Burana", "Endrra e nje nate vere" etj Qe nga kjo kohe bashkepunon me artiste si: Vittorio Parisi, Nathalie Marin, Oleg Arapi, Eddie de Nadai, Roni Porat, Emir Saul, Edmond Doko, Kira Parfeveets, Frederic Isoletta, Samuel Jean, Emmanuel dhe Michel Plasson. Ne nentor te 2012, ajo eshte e ftuar ne Quito (Ekuador) per te kenduar Sinfonine nr 4 te Mahler me Filarmonine e Ekuadorit.

Gjate sezonit 2013-2014, eshte stazhiere e CNIPAL (Centre National d’Artistes Lyriques). Qe nga ajo kohe interpreton ne Operat e Marseille-s, Avignon-it, ne Domaine d’O, Montpellier si dhe ne Operan e Vichy, ne Auditorium Campra, ne Pavillon Vendome, ne Place d’Albertas, Hôtel de Ville, Hôtel Olivary (Aix en Provence), Temple, Grignan (Marseille), Katedralen St. Croix des Arméniens (Paris), etj

Ne 2015, seleksionohet per Académie Internationale de Musique Française Michel Plasson, Akademi e finalizuar me nje koncert ne Domaine de Regismont le Haut.

In qershor te 2016 interpreton rolin e Valeria’s, protagonistes se "Il canto dell’amore trionfante » opera e Paolo Coletta-s, ne Gjakove, Kosove, rol qe ka interpretuar para dy vjetes ne premieren boterore ne Teatrin Coccia te Novara-s Gjate ketij viti jep disa Koncerte Recitale ne Opera Grand d’Avignon, Hotel d’Olivary ne Aix en Provence. Auditorium du Petit Palais, Auditorium de la Cite de la Musique ne Paris, etj

Ne 2017 ajo ka tashme nje aktivitet te pasur me Festival Lyrique d’Aix en Provence, me Solistes d’Avignon ne Avignon, me Festivalin e Colmar-it i drejtuar nga Vladimir Spivakov si homazh ndaj Michel Plasson dhe ne 2018 do te jete protagoniste e krijimit te saj “ La traviata: Marguerite, Violetta et les autres..." Blerta Zhegu ka marre disa cmime nderkombetare si: Cmimin e I-re ne Konkursin "Ars Kosova" ne Prishtine, Cmimin Special i Jurise « VI Rassegna Concertistica » ne Montichiari, Itali dhe Cmimin e 3te ne konkursin « Trofeo la Fenice » Seravezza, Itali.

Frédéric ISOLETTA

Pianist, organist dhe profesor është një artist eklektik me talente të shumta. Ai ka eksploruar repertore të ndryshem duke filluar nga muzika e hershme deri tek ajo bashkëkohore.

I diplomuar ne muzikologji dhe në historinë e artit, ai fitoi Cmimet e para ne konservatoret e Grenobles dhe te Marseilles në piano, organo, muzikën e dhomës, etj. Ai eshte I diplomuar ne piano shoqërimi dhe fitues i çmimit Henri Tomasi, dhe që nga viti 2010 shoqeron ne piano Festivalin Ndërkombëtar të Artit Lirik të Aix en Provence dhe Akademine Vanderbilt.

Shoqata "ARGJIRO"

“Qellimi i Argjiros me kete Festival ne 10 vjet te ekzistences se saj ka qene promovimi i trashëgimisë materiale dhe jomateriale shqiptare dhe asaj të evropiane, ne ndertimin e urave te dialogut kulturor mes popujve, ne ndergjegjesimin e opinionit publik per mbrojtjen dhe transmetimin e kulturave te ndryshme si pjese e trashegimise kulturore, ne rivitalizimi i qëndrave historike nepermjet eventeve periodike muzikore. Muzika qofte ajo klasike apo tradicionale, na shoqeron ne çdo moment te jetes sone, ne momentet e lumtura dhe te hidhura qe ne kalojme.

Të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken dhe modernen, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Emanuel Kant thosh se “Muzika eshte gjuha e emocioneve”, shprehet drejtuesja e organizatës, Ilda Mara.

“Kemi perzgjedhur nderthurjen e tradites me klasiken per arsyen se ne Evrope ekzsitojne disa zhanre muzike sipas shtratit te tyre gjuhesor apo kulturor, qe i perkasin me sakte perhapjes historike te nje qyteterimi te nje populli. Të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken dhe modernen, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.” shton Ilda Mara.


Portfolio

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 813162

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2017 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce