Albania

Takimet Muzikore të Dy Botëve: Aty ku lindja takon perendimin ! 22-25 shator

Ilda MARA

të premtën 19 shtator 2014 Nga en

Tashmë u bënë tetë vjet që ARGJIRO-ja organizon Festivalin Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” në qëndra të trashëgimisë kulturore. Këtë vit, festivali do të organizohet ne Muzeun Onufri te Beratit, ne Qëndrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe në Kishën Franceskane në Shkodër.

E veçanta e ketij edicioni është ndërthurja e muzikës klasike me atë bizantine. Të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Edicioni i tetë : në Berat... Tiranë dhe Shkodër

Edicioni i tetë që do të zhvillohet në disa skena përmban një program të pasur artistik, që do të vijë nën interpretimin e artistëve te njohur ne skenat e vendeve te tyre po dhe ne ato evropiane. Festivali nis në Berat, ne Muzeun Onufri, ne daten 22 shtator, ku muzika baroke do të interpretohet nga ansambli “Salzburger Saitnklang” nga Austria, repertori i koncertit eshte kryesisht i bazuar ne muziken klasike baroke dhe pjese te programit do te kete: Moxart, Vivaldi, Hayden, Bethoven, Schubert, etj.

Data 23 shtator i sjell artistët sërish para publikut në Tiranë. Ne naten e dyte ne Qendren Kulturore te katedrales orthodokse ne Tirane, muzika bizantine do të vijë e interpretuar nga ansambli “Shën Joan Kukuzeli” nën drejtimin e Theodhor Peçit. Shkolla e Muzikës Bizantine si dhe kori i psalteve “Shën Joan Kukuzeli” ka si synim ruajtjen, përhapjen dhe promovimin e muzikës Bizantine, si vazhdimësi tradicionale e trashëgimisë sonë kulturore, artistike dhe shpirtërore.

Per t’u pasuar me pas nga Ansambli austriak “Salzburger Saitnklang” i cili ka në program të tij pjesë si Moxarti, Vivaldi, Hayden, Bethoven, Schubert, etj. Ansambli austriak është themeluar në 1992 nga Wilfried Scharfs prej një nevoje të vazhdueshme për të krijuar një grup muzikor të aftë për të arritur njohje artistike. Ideja e një tingulli përbërë nga një përzierje melodish që përfshin qestrën, harpën dhe kitarën, kanë qenë pjesë e muzikës folk për një kohë të konsiderueshme, dhe për këtë arsye nuk mund të quhet në asnjë mënyrë një ide e re. Dhe kjo ishte pikërisht ajo që e beri këtë ide tërheqëse. Të kesh një repertor në muzikën folklorike, dhe që shtrihet në muzikën plot aspekte të Moxartit dhe vazhdon me të gjitha stilet moderne të muzikës.

Nata e tretë e festivalit në 25 shtator do te zhvendoset ne Shkodër, ne Kishën Françeskane ku repertori do te ndërthurë serisht muzikën bizantine me ate Klasike. Muzika bizantine do të vijë serisht nga ansambli “Shën Joan Kukuzeli” nën drejtimin e Theodhor Peçit, dhe do te pasohet nga , Duo-ja nga Mali i Zi, Vox2Feel, koncert me kitarë dhe soprano, që sjell para publikut Duo Vox2feel, në kitarë Nedeljko Pejavic dhe soprano Bojana Kukiçi. Kjo Duo u krijua mbi bazën e atyre kompromiseve të refuzuara dhe në jetimin e muzikës së vërtetë. Programi është i karakterizuar nga një trajtim i pjesëve të njohura tashmë, i ndjekur nga punët të shkruajtura veçanërisht dhe për këta artistë.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 996487

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce