Albania

Tirana : "Lexioni" nga Eugène Ionesco në Teatrin kombetar

të dielën 15 maj 2011 Nga en

Në bashkpunimin me Teatrin Kombetar dhe me Aleancën Franceze, regjisor francez Frantz Helmer ve në një këndvështrim original "Lexionin" nga Eugène Ionesco, në datat 19, 20, 21 dhe 22 maj 2011.

Interpretojnë :
- Në rolin e Profesorit Aktori : Vasjan Lami, ku vjen me një tjetër personazh karizmatik
- Në rolin e nxënëses : Marsela Lena
- Në rolin e shërbëtores : Natasha Sela.

"Leksioni" është një pjesë teatrale me një akt nga Eugène Ionesco, shkruar në vitin 1950. “Leksioni” është një nga pjesët më të lexuara dhe më të luajtura të Ionescos.

Kjo pjesë tregon historinë e një profesori të moshuar i cili pret në shtëpinë e tij një vajzë të re maturante,e cila përgatitet për konkurs.Përgjatë kohës së spjegimit të Leksionit vështirësitë fillojnë rriten.Kështu që nxënësja nuk mund të fokusohet në ato që thotë profesori.

Kjo paaftësi për të kuptuar e nervozon aq shumë profesorin sa në pamundësi për të vazhduar ai e vret nxënësen. Duke numëruar kështu të 40-tën viktimë që ai vret, brenda ditës. Ky veprim është sa absurd dhe i pa besueshëm, por për autorin e ka një shpjegim ky fenomen, tek komunizmi, ky “Satana” që gllabëronte fëmijët e tij.

Shembujt historik të këtij histerizmi politik, nuk janë të ralla në historinë e shekullit të XX. Veçanërisht në Shqipëri, ku diktatura komuniste prej disa dekadash, ka shtypur e persekutuar popullin e vet, prandaj kjo pjesë, gjen jehonën dhe domethënien e saj evidente pikërisht këtu. Kjo është arsyeja për të cilën, Teatrin Kombëtar në bashkpunim me Aleancen Franceze në Tiranë dhe Shërbimin Kulturor të Ambasadës Franceze, vendosën të prezantojnë këtë pjesë për spektatorin shqiptar.

Për informacion kontaktoni në:

Tel.: 042 22 30 22

http://www.teatrikombetar.gov.al

e-mail: info@teatrikombetar.gov.al


Portfolio

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997572

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce