Albania

“Traktat mbi Tolerancën” nga Volteri redaktuar nga Alda Bardhyli

në shqip nga shtëpia botuese “Saras”

të enjtën 7 maj 2015 Nga en

Së shpejti do te dalë në Panairin e Librit “Tirana Open”, “Traktat mbi Tolerancën” nga Volteri, i sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Saras”. “Është një libër për tolerancën, për këtë vlerë njerëzore që i mungon sot politikës, shoqërisë dhe kulturës. Është një libër që të fton për reflektim”, thote redaktorja Alda Bardhyli.

“Mjafton ta prekësh e ta lexosh Volterin dhe kupton një gjë, që në shumë rrethe të lexuesve është marrë Volteri si shembull i atij vendi. Kjo nuk është e vërtetë. Në radhën e iluministëve të kohës, të tërë ata ishin ateistë, ndërsa Volteri i qëndron besnik të qenit fetar me besimin tek Zoti, por kundërshton fanatizmin, dogmatizmin dhe destruktivitetin fetar”, vlerëson Bajram Peçi.

Ndërkaq, Mustafa Nano e cilësoi këtë libër si aktual për periudhën që po kalojmë. “Këndvështrimi im është se ky libër është i rëndësishëm për të gjitha kombet, të gjitha kohët, por sidomos për kohët e sotme dhe për ato kombe që kanë natyrë multifetare. Dhe një nga këto kombe është edhe Shqipëria, ndaj toleranca fetare u përket të gjithëve, të paktën në Europë”, u shpreh Nano.


Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 997572

Suivre la vie du site sq  Suivre la vie du site MIRËSEVINI   ?

Tous droits réservés © 1997-2018 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce