Albania

Dërgoni nje mesazh

Përgjigje

Paris : ekspozita “Nesër, shqiptarët” (“Demain les Albanais”)…

par Luan Rama
të enjtën 11 dhjetor 2014 Nga en

Por le të ndalim pra në veprat e dy autorëve, Luca dhe Rama, të pothuaj një gjenerate, ku Parisi, vendi i tyre i dashur, i ka piktakuar shumë herët, që në vitet 90’, ku njeri pikëtakonte modernitetin e një Ucello, Margarite, Kandinsky apo Duchamps, dhe tjetri botën e afreskeve të Renesancës italiane dhe peizazhistëve francezë të shekullit XVIII-XIX.

Edhe pse veprat e dy piktorëve duket se s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, një shqetësim i përbashkët i bashkon: ai i përpjekjes, i mundit njerëzor për të kapërcyer pengesën, ku për Lucën, janë «telat me gjemba», ndërsa për Ramën, e vjetra, konservatorizmi ku në kaosin e madh të shkaktuar pas përmbysjes politike, është e vështirë të bësh që e reja të triumfojë.

Bujar LUCA

Në ato çka ekspozon, Luca ka bashkuar kësaj rradhe elemente të tri serive të mëparëshme të tij: “Kufiri” (La Frontière”), “Back Box” dhe “Kurora me gjemba” (Couronne d’épines”). Simbolika e “kufirit” janë telat me gjemba, një detaj e symbol i rrënjosur tashmë te ai që nga koha totalitare shqiptare, ku kufiri ishte i mbyllur, i ndaluar, dhe “gjembat” ishin vdekjeprurëse.

Ku kufiri nuk ishte vetëm fizik, real, por edhe ajror, psiqik, ndjesi e pamundësisë për të njohur dhe përjetuar botra të tjera dhe pikësëpari atë të Perëndimit, të cilit i përkisnim gjeografikisht dhe historikisht, Perëndimin që grishte parreshtur shpirtin e artistit jo të lirë.

Edi RAMA

Në fletën e kalendarit të takimeve që mban datën 27 prill 2001, është një patok i zi i pikturuar mjeshtërisht (vallë një sivëlla i atij që përmend Anri Sala?) përballë gjëmbaçësh që ngrihen trishtueshëm drejt të cilave ai shkon. Ç’ka dashur të thotë artisti? Ka një gjendje dëshpërimi, lodhje dhe zhgënjimi që më pas, përvijohet me vizatime të tjera që shfaqen në faqet e kalendarit të punës.

Edhe pse me një titull modest “Letra zyre”, mjeshtëria e artistit tregon se dhuntia, inteligjenca e tij nuk është venitur e tharë nga puna cfilitëse e “ndërtuesit”, politikanit.

Por shumë shpejt figurat na shfaqen me ngjyra, kohe kur kryetari i Bashkisë kërkonte t’i jepte Tiranës një ngjyrë, një ngazëllim kromatik, ndoshta për të harruar dhimbjet e tranzicionit dhe vuajtjen e madhe popullore.

Edhe pse të varfër, të paktën të mund të jetojmë denjësisht, të mund të ëndërrojmë… Në bllokun e tij ai ka shtuar: ”Ngjyra ishte një proçes që bëri të mundur që koha të përjetohej si një element i përbashkët. I gjithë ky peizazh që modifikohet me ndërhyrjen e ngjyrës, është një peizazh që reflekton poshtërimin e stërgjatë në dekada të individit nga indiferenca e shtetit…

... Kjo që ka ndodhur nuk është rezultat i demokratizimit, por është më shumë avangardë e demokratizimit…”

Extraits repris de Gazeta Shqiptar par E. Noygues avec l’aimable autorisation de l’auteur.



modération à priori

Ce forum est modéré à priori : votre contribution n'apparaîtra qu'après avoir été validée par un administrateur du site.

Un message, un commentaire ?
  • (Pour créer des paragraphes, laissez simplement des lignes vides.)

Qui êtes-vous ? (optionnel)

Ballina e sitit | Kontakt | Plani i sitit | | statistikat | visitat 1083288

Suivre la vie du site sq    ?

Tous droits réservés © 1997-2019 Albania
Sitët ndërtuar me SPIP 2.1.8 + AHUNTSIC
sur la ferme à SPIP de DnC développements sites et eCommerce